Categories Sport

Del vendimi i gjykàtës, ja kush përfiton nga pasuria e Maradonës

Pesë fëmijët, të njohur ligjërisht nga Diego Armando Maradona, janë trashëgimtarët e vetëm të pasurive të ish-kampionit, i cili vdiq 25 nëntorin e kaluar.

Ky ishte verdikti i dhënë nga një gjykatë argjentinase. Trashëgimtarët, sipas gjykatësit civil dhe komercial të La Plata, Luciana Tedesco del Rivero, janë Diego Junior, i lindur në Itali nga një marrëdhënie me Cristina Sinagra, Dalma dhe Giannina, të lindur nga martesa me Claudia Villafañe, Jana, vajza e Valeria Sabalain dhe Diego Fernando, djali 8-vjeçar i lindur nga marrëdhënia me Veronica Ojedan. Vendimi i gjykatës u postua në Instagram nga Ojeda.

Në mosmarrëveshje edhe avokati Morla Sidoqoftë, sipas raportimeve të gazetës argjentinase “Dimensione Financiero”, deklarata e trashëgimtarëve mund të zgjerohet në rast se dikush paraqitet si djali i Maradonës, gjë që duhet të provohet në nivelin gjyqësor.

Me vendimin e sotëm, mbyllet një fazë e parë e çështjes dhe mund të fillojë shpërndarja e pasurisë së Maradonës, që është shkaku i mosmarrëveshjes midis fëmijëve të tij, por edhe me avokatin Matías Morla, i cili ishte administrator dhe avokat i ish-“yllit” të Napolit dhe ekipit kombëtar të Argjentinës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME