Një delfin i ngordhur është gjendur në bregdetin e Velipojës, ku është konstatuar se ai kishte një dëmtim në sy dhe mendohet se ka ndodhur nga varkat e peshkatarëve. Në Adriatik janë parë shumë delfinë, gjithashtu një tjetër delfin është parë në afërsi të bregdetit të Velipojës.
Administrata e Zonave te Mbrojtura në Shkodër ka apeluar për ruajtjen e tyre dhe kujdes maksimal si nga peshkatarët dhe turistët, pasi janë një vlerë e shtuar dhe tepër e rrallë në ujërat shqiptare.
“Pas verifikimeve u dallua një shenjë në njërin sy! Mendohet se mund të jetë dëmtuar nga varka të peshkatarëve në det! Sot, nga disa xhirime, u pa sërish në Vilun një delfin i gjallë! Me këtë rast, ju bëjmë thirrje për kujdes të gjithëve, kryesisht peshkatarëve dhe pushuesve në bregdetin e Velipojës. Specie të tilla jo vetëm janë bukuri e jashtëzakonshme, por edhe shumë të rralla në ujërat tona“, thuhet në njoftimin e Administratës së Zonave të Mbrojtura në Shkodër.
Ditën e djeshme punonjësit tanë vunë re një delfin rreth 6-7 m larg bregut, që dukej i pajetë, për këtë e nxorën në breg për t’i bërë matje dhe për të parë nëse ka dëmtime të jashtme që mund të lidhen me ngordhjen e tij!/abcnews.al