Categories Lajme

Delta pushton SHBA-në

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, varianti Delta është rreth 60% më ngjitës se varianti Alfa i zbuluar në Mbretërinë e Bashkuar. Ekspertët thonë se varianti Delta mund të përhapet shumë më lehtë se të gjitha variantet e tjera në një mjedis ku njerëzit nuk janë të vaksinuar apo nuk përdorin maska. Shkencëtarët kanë zbuluar se njerëzit e infektuar me variantin Delta kanë nivele shumë më të larta të pranisë së virusit krahasuar me mutacionet e mëparshme, çfarë rezulton në arsyen që ky variant i virusit është shumë më ngjitës.

Në shtetit e Uashingtonit, zyrtarët e shëndetit publik kanë nxjerrë urdhra për përdorimin e maskave në mjediset e brendshme publike si rezultat i shtimit të infektimeve me variantin Delta. Urdhri po zbatohet edhe për pjesën e vaksinuar të popullatës. Shumica e amerikanëve që nuk janë vaksinuar kundër Covid-19 thonë se nuk ka gjasa të imunizohen, duke hedhur dyshime se vaksinat nuk janë efektive kundër variantit Delta. Gjetjet u publikuan në një sondazh të ri që nënvizon sfidat me të cilat përballen zyrtarët e shëndetit publik ndërsa numri i infeksioneve po rritet në disa shtete.

Një pikëpyetje e madhe që është ngritur është nëse mutacioni Delta i bën njerëzit më të sëmurë se varianti fillestar i virusit, diçka që ende po studiohet. Por ajo që dihet me siguri është se personat që nuk janë të vaksinuar plotësisht janë më të rrezikuarit. Autoritetet spitalore anembanë vendit thonë se ata që janë të shtruar në spital me variantin Delta janë më të rinj në moshë, krahasuar me prirjen gjatë valëve të mëparshme të koronavirusit. Tani për tani, mjekët thonë se vaksinimi është mbrojtja më e mirë nga varianti Delta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME