Categories Lajme

Tiranë, policia shpall në kërkim dy bashkëpunëtorë, sekuestrohen tre mjete

Detaje të reja nga plagosja e dy të rinjve Altin Gjoka, 32 vjeç dhe Jetmir Marashi, 28 vjeç mbrëmjen e kaluar në Tiranë. “Balkan Web” raporton se policia ka bllokuar tre automjete, teksa ka shpallur në kërkim dhe dy bashkëpunëtorë të autorit të dyshuar.“Në vijim të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme ku mbetën të plagosur shtetasit Altin Gjoka dhe Jetmir Marashi, dhe u shpall në kërkim autori i dyshuar i ngjarjes shtetasi Aldo Iamandi (Gj), specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 kanë vijuar me hetime më të thelluara duke shpallur në kërkim dhe dy shtetas të tjerë konkretisht shtetasit Njazi Kulla, 25 vjeç dhe Besard Pashkaj, 22 vjeç, të dyshuar si bashkëpunëtorë të autorit të ngjarjes”, njofton policia.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 3 mjete, njëri prej të cilëve ishte mjeti tip “Audi” në përdorim nga autori i ngjarjes shtetasi Aldo Iamandi (Gj). Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme. Ndërkaq mësohet se Aldo Iamandi (Gj) në Shqipëri ka qenë në kërkim policor për plagosje të lehtë, por i kanë skaduar afatet dhe është hequr nga kërkimi. Ndërsa nga policia e Luksemburgut ka qenë në kërkim për tentativë vrasje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME