Categories Politike

Demokratët e Tirana 5 në krah të Bashës: Shqipëria meritonte ndryshimin

Deklarata e plotë në facebook

Këto zgjedhje ishin një zhgënjim për të gjithë Shqiptarët, pasi u shkel çdo parim i demokracisë dhe u vodh e tjetërsua në forma të ndryshme dhe me mjete të ndryshme vota e njerëzve të ndershëm, të atyre që prisnin dhe shpresonin tek ndryshimi.

Ky lumë babëzie, vjedhjesh, blerjesh e dhune nën drejtimin e Edvin Rames, nuk vlejti për Degen tonë ku me punën, kontributin dhe vendosmerinë tonë tejkaluam çdo parashikim, çdo objektiv dhe arritëm të paimagjinueshmen , duke thyer bastionin e së majtës në zemër të Tiranës. Ju përgëzoj dhe ju falenderoj të gjithë ju demokratë të ndershëm, kontributorë, komisionerë, vëzhgues, numërues, kryetarë e sekretarë Seksionesh, kryetarë e sekretarë Grupseksioni te Degës 5, që me punën dhe palodhshmërinë tuaj mundësuat një deputet më shumë.

Falenderojmë kryetarin Basha që me performancën, inteligjencën, programin dhe palodhshmërinë e tij na motivoi, udhëhoqi, e na dha besimin e duhur për të arritur këtë rezultat që do të mbahet mend gjatë në memorien e qytarëve të Tiranës. Demokratët e Degës 5 kanë vetëm një mision: mbështetje maksimale ndaj Lulzim Bashës për të çuar deri në fund çmontimin e bandave të pushtetit që vodhën e blenë votën e shqiptarëve.

Kjo është një betejë për votën e lirë, për demokracinë dhe për Shqipërinë e cila meritonte Ndryshimin që kërkuan shqiptarët krah Lulzim Bashës në një fushatë që do të mbahet mend si fushata më europiane që ka parë ndonjëherë ky vend. Prandaj uroj çdo te mirë për të gjithe ju që votuat Partinë Demokratike dhe Lulzim Bashën dhe jam i bindur që beteja të tjera na presin ku fitorja jonë nën drejtimin e lidershipit tonë Z. Basha do të jetë e patjetërsueshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME