Categories Lajme

Burri i kërkon gruas një mundësi të dytë për t’ia nisur nga fillimi

Thonë që nuk ka dashuri pa xhelozi, por nëse tejkalohet masa e saj, mund të shndërrohet në kontribuuesen kryesore për kon flikte, zënka të vazhdueshme, deb ate ose mund të çojë edhe në ndarjen e shumë çifteve. Xhelozia e pakontrollueshme midis çiftit bën që marrëdhënia e tyre të ftohet dhe të humbet besimi, por jo vetëm. E tillë ishte edhe historia e Nikolinit dhe Luljetës që u trajtua mbrëmjen e sotme në programin “Dua të të bëj të lumtur”.

Nikolini në studio rrëfeu se historia e dashurisë me Luljetën kishte nisur 12 vite më parë. Ata kishin rënë në dashuri me njëri-tjetrin dhe kishin vendosur që të martoheshin. Por sipas Nikolinit, jeta e tyre nuk kishte qenë aq e lehtë sa ata e kishin menduar. Për shkak të problemeve ekonomike, Nikolinit ishte detyruar që të punonte në emigrim dhe gjatë kësaj periudhe kishte qëndruar tek shtëpia e vëllait të tij. Ai tregoi se martesa e tij kishte qenë e qetë derisa Luljeta kishte filluar të bëhej xheloze.

Sipas Nikolinit, Luljeta ishte tepër natyrë xheloze dhe tha: Më kontrollon telefonin çdo mbrëmje, nuk mbaj mend një natë që nuk e bën. Por shqetësues është fakti që ka 12 vite që bëhet xheloze për nusen e vëllait. Nikolini ka jetuar prej disa vitesh në banesën e të vëllait dhe gjatë kësaj periudhe ai dhe kunata kishin krijuar një raport shumë të afërt me njëri-tjetrin, por ishte pikërisht kjo afërsi që Luljetës për 12 vite nuk i kishte falur qetësi.

Si pasojë e këtij afrimiteti, de batet dhe keqkuptimet midis tyre kishin qenë të vazhdueshme. Për këtë arsye, Nikolini kishte kërkuar ndihmën e programit “Dua të të bëj të lumtur” për të sqaruar gjithë keqkuptimet midis tyre, gjithashtu dhe për t’i kërkuar bashkëshortes të heqë dorë njëherë e mirë nga skenat e tepruara të xhelozisë. “Luljeta të kam thirrur këtu për të të thënë që nuk ke arsye se përse të bëhesh xheloze. Të lutem hiqe këtë xhelozi që ke, sidomos për kunatën!”,- ishte mesazhi i Nikolinit për Luljetën.

Nga ana tjetër e studios, Luljeta pranoi xhelozinë që ndjente për kunatën e saj, si dhe tregoi një version tjetër të historisë. Luljeta e përlo tur rrëfeu se kishte qenë vetë kunata që kishte shprehur dëshirën që ta ndante atë nga Nikolini. “Më ka thënë vetë Nikolini që kunata i ka thënë që do të të ndaj nga gruaja!”,- tha Luljeta.

Ajo rrëfeu se familjarët e burrit nuk e kishin rrespektuar kurrë mjaftueshëm gjatë këtyre 12 viteve martesë. Luljeta tregoi se janë pikërisht ata që tentojnë vazhdimisht të përçajnë marrëdhënien e tyre në çift duke thënë: Gjatë këtyre 12 viteve martesë nuk jam ndjerë kurrë e lumtur. Familjarët e Nikolinit nuk më kanë rrespektuar, por madje janë ata që ndikojnë shumë që ai të ndahet nga unë.

Mes lot ësh, Luljeta tregoi se raporti i tyre në çift si pasojë e deb ateve ishte kri sur dhe se ata kishin shkëputur komunikimin mes tyre. Në fund Nikolini dhe Luljeta i premtuan njëri- tjetrit se do të zgjidhin gjithçka midis tyre dhe se do të bëjnë gjithçka që kjo situatë të përmirësohet duke lënë pas krahëve çdo kon traditë dhe mosmarrëveshje që kanë pasur.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Operacion në Sarandë, lëvizte i armatosur në qytet, prangoset 30-vjeçari nga Vlora

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë kanë goditur një tjetër rast të armëmbajtjes pa leje,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ambasadori i SHBA-së në NATO vizitë në Shqipëri, ambasada amerikane në Tiranë: Vlerësojmë dhe mbrojmë vlerat tona të përbashkëta

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka mirëpritur Ambasadorint e SHBA-së në NATO, Matthew…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendimi/ Qeveria miraton masën e indeksimit për pensionet, ja si do të llogaritet

Qeveria ka miratuar indeksimin e pensioneve në vlerën 6.4 përqind. Vendimi aplikohet për llogaritjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandal \ “Qenef, hale pa dyer, gjarpërinj, na hoqën mendjen!”/ Korreshi denoncon gjendjen e shkollave në Lushnjë: Kjo është situata me të cilën përballen kalamajtë!

Deputeti demokrat Saimir Korreshi, ka denoncuar gjendjen alarmante të shkollave në fshatrat e Lushnjës, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Plagosi pronarin dhe terrorizoi lagjen me armë, arrestohet muratori shqiptar në Itali

Një pasdite e zakonshme në rrugën “Gravellona 7” në Vigevano u shndërrua në një skenë…

LEXO ME SHUME