Categories Lajme

Demokratët e Vlorës presin Berishën, ish-deputeti Dashamir Tahiri : Jam me doktorin për të hequr Lulin

Kryetari i Lëvizjes për Ndryshim për Vlorën, ish deputeti Dashamir Tahiri ka ardhur në takimin që pritet të mbajë ish kryeministri Sali Berisha me simpatizantët demokratë në qytetin e Vlorës, për të shprehur përkrahjen e tij ndaj liderit historik të demokratëve. Bëhen bashkë partitë e vogla të djathta.

TAHIRI: Ne i jemi bashkuar Berishës që në ’91-shin. Ne na ndau Lulzim Basha, tani jemi bashkë të gjithë, doktori na bashkon. Moskorrektësia e tij dhe sjellja e tij në lidhje me partinë, bëri që të ndodhte kjo që ndodhi. Por demorkatët janë më të fortë se kurrë. Do të bashkohen të gjithë bashkë. Nuk kam ardhur këtu personalisht por të gjithë bashkë si demokratë.

Pas Tiranës dhe Fierit, Sali Berisha mbrëmjen e sotme ndodhet në Vlorë në një takim me demokratët në kuadër të nismës së ashtuquajtur “Foltore” me qëllim bindjen e bazës për të rrëzuar vendimin e Lulzim Bashës që e përjashtoi nga grupi i PD-së.

Ish-Presidenti Bujar Nishani, deputetë, ish-deputetë, kryetari i degës së PD-së në këtë qytet dhe një grup demokratësh pritën liderin historik.

Ish-deputeti Dashamir Tahiri ishte njëri nga njerëzit që ishte në krah të Sali Berishës. Ai shpjegoi arsyen e vendimit të tij dhe qëllimin.

“Unë kam qenë i djathtë dhe mbetem. Kam qenë kundërshtar i Lulit, parimet e tij nuk bashkoheshin me të miat. Mbështes doktorin për lëvizjen e re për shkarkimin e Lul Bashës. Unë nuk kam ikur asnjëherë nga PD, kam ikur nga Lul Basha” tha ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zgjodhi një jetë të re larg trafikut të drogës, banda tenton të vrasë 25-vjeçarin shqiptar në Itali!

Ishte një tentativë vrasjeje me armë zjarri që tronditi Miranon në mbrëmjen e 1 korrikut.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria goditet nga dy tërmete në orët e para të mëngjesit, ja ku ishte epiqendra

Dy tërmete me magnitudë 3.9 dhe 2.0 të shkallës Rihter u regjistruan ditën e sotme…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Golem\ Zaptuan hapësirat publike 3 në hetim! Sekuestrohen 116 çadra dhe 232 shezlongë

Policia e Kavajës ka vijuar kontrollet në vijën bregdetare në kuadër të operacionit “Plazhi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Muzika e lartë pas orës 24:00, gjobitet me 2 mln lekë pronari i ‘beach bar’ në Himarë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në zbatim të planit të posaçëm të masave për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për neser, e hënë 27 korrik 2026

Dashi Shume planetë do kenë ndikim te madh sot ne jetën tuaj ne çift. Ata…

LEXO ME SHUME