Categories Lajme

Dënimi me burg, Saimir Tahiri do të arrestohet menjëherë

Ish ministri i brendshëm, Samir Tahiri, është dënuar nga GJKKO me pesë vite burg, e reduktuar kjo në tre vite e katër muaj, për shkak të gjykimit të shkurtuar.  Sipas gjykatës është provuar lidhja e Tahirit me Moisi dhe Artan Habilajn.  GJKKO ka lënë në fuqi vendimin e gjykatës së shkallës së parë, por me ndryshimin që ky vendim nuk konvertohet në shërbim prove.

Tahiri do të shoqërohet në ambjentet e paraburgimit menjëherë. Dënimi do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë, për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, por ndryshe nga vendimi i parë, Tahirit i hiqet mundësia për konvertimin e dënimit në shërbim prove, ndaj ai do të duhet të vuajë dënimin në burg.

Pritet firmosja e urdhrit të arrestit nga prokurorët dhe ish-ministri do të dalë me pranga në duar nga Apeli i GjKKO-së për t’u dërguar në burg që ditën e sotme.

Pas dhënies së vendimit, ish-ministrit iu lejua telefoni vetëm për të kryer një telefonatë. Ai refuzoi të jepte një prononcim për mediat, por u shfaq i buzëqeshur pas leximit të vendimit.

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsion dhe Krimit të Organizuar pasi dëgjoi relatimin, prokurorët, të pandehurit dhe mbrojtësit e tyre vendosi: Lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë me ndryshimin si më poshtë:

Moszbatimin e nenit 59 të Kodit Penal për të pandehurin Saimir Tahiri. Vuajtja me burgim për të pandehurin fillon nga dita e ekzekutimit të këtij vendimi dhe do të kryehut në një burg të sigurisë së zakonshme. Ngarkohet Prokuroria e Posaçme për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin për ekzekutimin e këtij vendimi. Kundër këtij vendimi lejohet rekurs në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve duke nisur nga dita e nesërme”, tha gjykatësi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjermani, ja kush janë dy motrat shqiptare nga Kosova që humbën jetën në aksident

Dy motra nga Kosova kanë humbur jetën në një aksident në Gjermani. Viktimat janë identifikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Panaja të Vlorës! 36-vjeçari i vë flakën një mjeti dhe qëllon me armë në ajër, shoqërohet në polici

Një incident është regjistruar në fshatin Panaja, në Vlorë, ku një 36-vjeçar dyshohet se i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në rrugën Çermë-Divjakë, 71-vjeçarja humb jetën në vend .! Arrestohet 24-vjeçari

Një tjetër aksident me vdekje këtë mëngjes të hëne në rrugët e Lushnjes. Një 71-vjeçare ka humbur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mbetën të bllokuar në det, Policia Kufitare shpëton 3 persona në Velipojë

Në zonën e Velipojë, tre shtetas kanë mbetur të bllokuar në det pasi mjeti i tyre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humb jetën motoristi pas një aksidenti në aksin e vjetër Fushë Krujë–Laç

Një aksident me pasojë vdekjen i ka marrë jetën Gjin Kolës në aksin e vjetër…

LEXO ME SHUME