Categories Lajme

“Jo më pandëshkueshmëri!”, Yuri Kim reagon pas dënimit me burg të Saimir Tahirit

Menjëherë pas dënimi me burg të Saimir Tahirit, ka reaguar ambasadorja Yuri Kim, duke thënë se nuk ka më pandëshkueshmëri.

Në një postim në Twitter, kryediplomatja amerikane u bën thirrje institucioneve gjyqësore që të vijojnë të tregojnë “se asnjë, pavarësisht partisë, pozicionit apo pasurisë, nuk mund të qëndrojë mbi ligjin.

DËNIMI I TAHIRIT

Ish ministri i brendshëm, Samir Tahiri, është dënuar nga GJKKO me pesë vite burg, e reduktuar kjo në tre vite e katër muaj, për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Sipas gjykatës është provuar lidhja e Tahirit me Moisi dhe Artan Habilajn.

GJKKO ka lënë në fuqi vendimin e gjykatës së shkallës së parë, por me ndryshimin që ky vendim nuk konvertohet në shërbim prove.  Tahiri do të shoqërohet në ambjentet e paraburgimit menjëherë. Dënimi do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

Në vitin 2019 Saimir Tahiri u dënua në Shkallë të Parë nga gjykata, e cila rrëzoi akuzat e prokurorisë dhe e cilësoi atë fajtor për “Shpërdorim të detyrës”. Dënimi prej 5 vitesh burgim, u konvertua në shërbim prove për 3 vjet e 4 muaj, për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Vendimi u ankimua dhe Gjykata e Apelit nga ana e saj, në qershor të vitit 2020, e riktheu për rishqyrtim në Shkallë të parë. Ankimimi i këtij vendimi në Gjykatën e lartë, pasoi, vitin e kaluar, me prishjen e atij vendimi për shkak të “shkeljeve procedurale” gjatë procesit, dhe rikthimin e çështjes sërish në Apel, me një tjetër trupë gjykuese, e cila pritet të shprehet përfundimisht më 4 shkurt.

Ish-ministri i Brendshëm u vu nën hetim nëntorin e vitit 2017, pasi autoritetet italiane goditën organizatën e vëllezërve Habilaj. Në përgjimet e kryera, emri i zotit Tahiri përmendej disa herë në bisedat mes trafikantëve. Prokuroria kërkoi me urgjencë arrestimin e tij, por shumica e majtë, refuzoi kërkesën duke pretenduar se ajo nuk kishte paraqitur asnjë prove.

Në maj të vitit 2018, zoti Tahiri dha dorëheqjen nga mandati i deputetit. Menjëherë më pas prokuroria kërkoi sërish arrestimin e tij. Zoti Tahiri kaloi një periudhë të shkurtër në arrest shtëpie, derisa më pas Gjykata e Apelit lejoi hetimin e tij në gjendje të lirë, hetim i cili u mbyll në vitin 2019

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjermani, ja kush janë dy motrat shqiptare nga Kosova që humbën jetën në aksident

Dy motra nga Kosova kanë humbur jetën në një aksident në Gjermani. Viktimat janë identifikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Panaja të Vlorës! 36-vjeçari i vë flakën një mjeti dhe qëllon me armë në ajër, shoqërohet në polici

Një incident është regjistruar në fshatin Panaja, në Vlorë, ku një 36-vjeçar dyshohet se i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në rrugën Çermë-Divjakë, 71-vjeçarja humb jetën në vend .! Arrestohet 24-vjeçari

Një tjetër aksident me vdekje këtë mëngjes të hëne në rrugët e Lushnjes. Një 71-vjeçare ka humbur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mbetën të bllokuar në det, Policia Kufitare shpëton 3 persona në Velipojë

Në zonën e Velipojë, tre shtetas kanë mbetur të bllokuar në det pasi mjeti i tyre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humb jetën motoristi pas një aksidenti në aksin e vjetër Fushë Krujë–Laç

Një aksident me pasojë vdekjen i ka marrë jetën Gjin Kolës në aksin e vjetër…

LEXO ME SHUME