Një rajon me shkolla në ShBA ka ndaluar studentët që të marrin pjesë në festën e maturës dhe në aktivitete të tjera. Gjithçka ndodhi pasi shpenzuan më shumë se 75 dollarë për drekën në shkollë dhe nuk paguan.
Një biznesmen tha se do të shlyente borxhet, por bordi e refuzoi ofertën e tij. Ndalimi për të marrë pjesë në mbrëmjen e maturës erdhi pasi veprimet e tyre u dënuan si “shmangie nga dreka”. Në gusht, shkolla “Cherry Hill” njoftoi se studentët që kanë borxhe do hanë vetëm sanduicë me ton në vend të një dreke të plotë.
Rajoni ka në total 19 shkolla me 11,350 studentë, nga të cilët rreth 20% kanë të drejtë për ushqime me çmim të ulët ose falas, raporton The Inquirer. Një vakt në Cherry Hill kushton 3 dollarë, duke u rritur në 3.10 dollarë për nxënësit e Shkollave të Mesme.