Categories Politike

Idrizi plas “bombën”: Shumë shpejt do të dëgjoni se si qeveria ….

Shoqata Patriotike Çamëria përkujton sot “Kongresin Antifashist Çam” i cili dëshmon pozicionin e Shqiptarëve të Çamërisë në Luftën e II-të Botërore. Në aktivitetin përkujtimor ka qenë i ftuar edhe kryetari i Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi.

Në fjalën e mbajtur, kreu i PDIU-së shprehet se qeveria aktuale e ka lënë në harresë Çështjen Çame ndërsa ngre varreza dhe përkujtimore për pushtuesit dhe tradhëtarët. Përballë kësaj harrese, Idrizi shprehet se shumë shpejt do të publikohen dokumenta që e vërtetojnë më tej tradhtinë e qeverisë që i ka bërë Çështjes Çame.

Ne shqiptarët e Çamërisë jemi në Shqipëri, por kokën e vëmendjen e kemi në Çamëri. Ne nuk jemi ca njerëz që po kërkojmë prona, por ne sa të jemi gjallë do kërkojmë vatanin dhe shtëpitë tona.

Vlerësoj Shoqatën Çamëria për këtë aktivitet për përkujtimin e Kongresit Antifashist Çam.

Ka patur një strategji të tërë për të shpopulluar dhe për të vrarë shqiptarët e Çamërisë, pasi Çamëria është një tokë e pasur me kulturë, tradita por edhe tokë mjaft e pasur. Koha ku jetojmë është mjaft e vështirë. Mijëra shqiptarë janë larguar. Problemet ekzistenciale të njerëzve bëjnë ndonjëherë të pamundur të flitet për Çështjen Çame. Por unë jam i bindur që Çështja Çame nuk do të harrohet.

Për të gjithë shqiptarët e Çamërisë, duhet të kujtojmë sot cili është misioni i tyre. Rruga jonë e vetme është të kërkuarit të vendit dhe vatanit tonë. Qeveria aktuale e ka harruar Çështjen Çame. Ndërkohë qeveria ngre varreza dhe përkujtimore për ushtarët të cilët erdhën dhe na pushtuan.

Përballë të gjithë kësaj strategjie të qeverisë për të na lënë në harresë, ju them që shumë shpejt do të dëgjoni histori akoma më të errëta të qeverisë se si e ka tradhtuar Çështjen Çame.

Ne sot nuk kërkojmë të na shohin as për gjynaf as për mëshirë. Por duhet të fillojnë të kuptojnë që shqiptarët e Çamërisë janë krenarë për pjerardhjen e tyre dhe vatanin që përfaqësojnë”- tha Idrizi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Politike

Princi William i dorëzon titullin e lartë ‘OBE’ pedagogut shqiptar Andi Hoxhaj

Princi William i ka dorëzuar pedagogut shqiptar Andi Hoxhaj titullin e lartë të Urdhrit më…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Berisha: Beleri në burg për interesat mafioze të Olsi Ramës dhe Edi Ramës në brigjet e Himarës

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi sot se vendimi për të mbajtur në burg Belerin…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Kërkesa e Zelenskyt për prodhim municionesh për Ukrainën, Rama: Të gjithë thanë po, jo vetëm Shqipëria

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka deklaruar se vendet e Ballkanit Perëndimor i kanë thënë…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse ishte Alex Soros në samit? Rama nuk ia kursen gazetares: Harroi të të pyeste ty

Është zhvilluar ditën e stome në Tiranë Samiti BE- Ballkani Perëndimor. Teksa është ezauruar e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Shtyhet seanca për Belerin, avokati: Proces i montuar për të mbajtur Himarën

Shtyhet për në 5 mars seanca për Alfred Belerin, kryebashkiakun e pabetuar të Himarës. Në…

LEXO ME SHUME