Categories Lajme

Borxhi 15 mijë paund e “detyroi” të vrasë dy bashkëkombësit, dënohet me burg shqiptari në Angli

Shqiptari Besnik Berisha është dënuar në Angli, pasi u shpall fjator për vrasjen e dy shqiptarëve dy vite më parë. Mediat shkruajnë se shqiptari në bashkëpunim me një xhamajkan, Martock Gardens, vranë Arbër Fesko, 30 vjeç dhe Shkëlqim Paja 36 vjeç më 18 dhjetor 2019. Mediat britanike shkruajnë se Berisha dhe Shkëlqim Paja kishin qenë të njohur me njëri-tjetrin, por marrëdhëniet mes tyre ishin acaruar për shkak të një borxh prej 15 mijë paund që Berisha i detyrohej Shkëlqimit.

Më 18 dhjetor 2019, Berisha, i shqetësuar se Shkëlqimi po planifikonte diçka pas shpine, e kontaktoi atë duke i thënë se ishte gatshëm të paguante paratë që i detyrohej. Berisha, i cili kishte një furgon të bardhë, ishte takuar me Tuisana atë pasdite në Stratford. Nga atje ata kishin udhëtuar në zonën Highbury të Londrës veriore ku hynë në disa dyqane pajisjesh dhe blenë sende të tilla si doreza dhe lecka.

Më pas ata udhëtuan për në Courtlands Avenue, ndërsa më pas disa persona njoftuan policinë, pasi kishin parë dy burra duke sulmuar një tjetër. Policia gjeti në zonë një pellg gjaku, por jo trupin, ndrësa pas analizave rezultoi se gjaku i përkiste Shkëlqimit, ndërsa në vendngjarje u gjet edhe celulari i tij.

Më pas Tuëisana u paraqit në polici me një plagë në krah, duke thënë se ishe përpjekur të ndante dy burra që po ziheshin dhge se kisht embetur i plagosur mga përleshja, Ndërkohë, po në Tuëisana më vonë policia gjeti trupin e Arbër Freskos, i cili kishte marrë goditje të shumt ame thikë në trup. U zbuluan gjithashtu sende, përfshirë lidhjet kabllovike, një thikë dhe një mbështjellës bosh.

Trupi i Shkelqim Paja u gjet të nesërmen, i hedhur në një gardh në Radlett, Hertfordshire. Ai gjithashtu ishte plagosur me thikë disa herë, ndërsa u gjetën gjithashtu sende, përfshirë një kapak bejsbolli dhe lidhje me kabllo.

Berisha u arrestua në 23 Dhjetor 2019, ndërsa automjeti u gjet i braktisur në Barnet më 30 dhjetor. Brenda pjesës së pasme të furgonit, u gjetën gjurmë të gjakut të Shkelqimit dhe gjurmë të gjakut të Arbërit në kutinë e dorezave përpara furgonit.

Rreshteri detektiv Pete Ualker, nga Komanda e Krimit Specialist të Met’s, tha: “Gjatë gjithë këtij hetimi, të dy të pandehurit kanë refuzuar të thonë pse e kryen këtë sulm brutal ndaj Shkelqim Paja dhe Arber Fesko. Sidoqoftë, pesha e provave që ekipi im ka mbledhur ka thënë vetë dhe ka siguruar prova të pakundërshtueshme që të dy këta burra ishin të përfshirë në kryerjen e dy vrasjeve brutale”./shqiptarja.com

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ende mister shkaku i shpërthimit – zbardhen pistat që po hetojnë autoritetet greke

TRAGJEDIA NË ATHINË – ÇFARË E SHKAKTOI SHPËRTHIMIN? Një pyetje e rëndë mbetet ende pa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndahet nga jeta fotografi që fiksoi në objektivin e tij eksodin e 20 mijë shqiptarëve

Është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare fotoreporteri italian Luca Turi, i njohur për dokumentimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, 31 persona “arrest në burg” dhe 14 të tjerë të shpallur në kërkim, detaje

Pas 4 muajve hetime, policia e Tiranës ka arritur të godasë një rrjet të gjerë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Gjirokastër, makina përplas këmbësoren

Një këmbësore është aksidentuar pak minuta më parë në vendin e quajtur “Postblloku”, pranë lagjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pushimet që u kthyen në tragjedi! Humbën jetën nga shembja e ndërtesës në Athinë

Publikohen fotot e shqiptarëve që humbën jetën tragjikisht nga shembja e një ndërtese në rrugën…

LEXO ME SHUME