Categories Lajme

Denoncimi i oficerit të antidrogës: Laboratori në Has punonte prej 3 vitesh, aksioni u dekonspirua

Një punonjës i anti-dogës denoncoi se operacioni policor në Has është dekonspiruar.

Sipas denoncimit të tij, të bërë publik nga Sali Berisha, janë kapur vetëm rojet e laboratorit ku u gjetën të paktën 150 kilogramë drogë, si heroinë dhe opiom, ndërsa bosët e vërtetë janë biznesmenë e politikanë.

Punonjësi i antidrogës, që ka preferuar të mbetet anonim, deklaron se laboratori në Has ka 3 vjet që funksionon dhe për këtë kanë patur dijeni edhe autoritetet policore locale.

Postimi: 

Narkopolicia informoi boset e rrjetit te fabrikes se heroines ne Has! 
Vodhi 160kg opium te paster me te cilin prodhoheshin 3.2 ton heroine!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje dr jam punanjes i antidroges nga lista prej 13 bosvedhe lejtenantve te ketij grupi,biznismene,politiksne,deputet etj nuk esht arrestuar asnjeri operacioni u dekonspirua plotesisht pa filluar ndaj u arrestuan vetem tre antaret e familjes Shuti qe punonin ne Fabrike dhe kishin detyre dhe ruajtjen e saja.
Ne fabrike jane gjetur 260 kg opium i paster por 160 kg u zhduken pa gjurme,po sqaroj ketu se me nje kg opium nxiren 20 kg heroine e zakonshme pra vetem me sasine e lendes se pare qe u gjende ne fabrike prodhoheshin 5200 kg heroine
Se fundi i nderuar Doktor fabrika në Has është ce 3 vjet dhe me dijeni te plote dhe nen kujdesin e shefit te komisariatit Has it dhe kryetarit bashkisë adem lala,te cilet kishin pjesen e tyre te fitimit, anonim ju lutem

Një shtetas i huaj është arrestuar nga policia në lidhje me laboratorin e heroinës në Has. Burime nga policia thanë se i arrestuari është një shtetas turk, që jetonte në vendin tonë si biznesmen.

Një ditë më parë Lapsi.al njoftoi se drejtuesit e trafikut të heroinës janë 3 turq dhe një shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Policia dhe prokuroria shqiptare po vijojnë hetimet për kapjen e anëtarëve të rrjetit të heroinës që përpunohej në një laborator të zbuluar në Has.

Laboratori ishte ngritur në një shtëpi të fshatit Brenogë i cili lidhet me qytetin përmes një rruge të paasfaltuar.

Në brendësi të tij, policia gjeti të paktën 160 kallëp droge, të dyshuar heroine, e paketuar dhe e gatshme për transport. Bëhet fjalë për të paktën 150 kilogramë.

Po ashtu janë gjetur dhe lëndë e material të tjera që shërbenin për përpunimin e heroinës, mes tyre dhe boçe opiumi.

Deri më tani janë vetëm 5 persona të arrestuar, nga të cilët tre anëtarë të familjes ku ishte ngritur laboratori.

Informacionet zyrtare janë tejet të rezervuara, ndërsa theksohet se po punohet për kapjen e drejtuesve të rrjetit.

Ende është e paqartë se nga vinte lënda e parë, itinerari dhe destinacioni i heroinës që prodhohej në Has.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën 3 fëmijëve, detaje

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës, ku tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, gruaja prej vitesh dhunohej nga bashkëshorti! 44-vjeçarja kishte vendosur të divorcohej!

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me krimin e ndodhur ditën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME