Categories Lajme

Denoncimi i qytetarit nga Bubqi: Shtëpia është shembur, bashkia më thotë ke dy

PD ka qenë në Bubq ka ka takuar Behar Kallakun të cilin i është dëmtuar banesa nga tërmeti. Sipas PD-së, zvarritja nëpër zyra dhe mosdhënia e një zgjidhjeje për hallin që kanë, i ka lënë shumë banorë të Bubqit në Krujë në mëshirë të fatit pas tërmetit të 26 nëntorit. Banori Behar Kallaku, të cilit shtëpia i është shkatërruar dhe që ekspertët e kanë nxjerrë për shembje, nuk po gjen zgjidhje në institucionet shtetërore.

Në takimin që pati me ish-deputeten e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri, ai shprehet se në Bashkinë Krujë i thonë se ka dy shtëpia, por që në fakt ka vetëm një. Mosgjetja e një zgjidhjeje përfundimtare vetëm sa ia ka shtuar stresin, pasi ai thotë se me djalin e paralizuar dhe problemet e tjera ekonomike, nuk e përballon dot situatën me financat që ka.

Behar Kallaku: Unë jam Behar Kallaku, banues i Njësisë Administrative Bubq. Mua tërmeti më goditi si të gjithë zonat tona dhe fatkeqësisht më është shembur dhe shtëpia. Unë kam përfituar një DS4 në bazë të ekspertëve që kanë ardhur të gjithë dhe akoma nuk më kanë dhënë një zgjidhje tamam zyrtare. Sipas bisedës që kam bërë me përfaqësues të bashkisë së Krujës, më kanë thënë që ti disponon dy shtëpia. Faktikisht unë kam vetëm një shtëpi, edhe kjo shtëpi më është shembur dhe tani jam jashtë.

Oriola Pampuri: Ndërkohë, kanë qenë ekspertët që kanë ardhur, e kanë vlerësuar dhe kanë vendosur që përfitoni DS4?

Behar Kallaku: Ekspertët. Ekspertët të gjithë, kanë ardhur dhe thanë e ke DS4. Urdhëro dokumentin, është DS4. Tani dyshojnë, por unë në fakt nuk kam shtëpi tjetër. Shtëpia është vetëm kjo këtu.

Oriola Pampuri: Domethënë ju në dokumentacion keni vetëm një shtëpi?

Behar Kallaku: Vetëm një shtëpi! Duke pa dhe situatën e vështirë, djali që është i paralizuar dhe problemet e tjera ekonomike të miat, unë nuk e përballoj situatën me këto financa që kam. Prandaj kërkoj nga Bashkia e Krujës, të më një japin një urdhër, një vendim të saktë, zyrtar, a kam përfituar DS4, po se jo. Nuk i kërkoj asgjë tjetër! Nuk ka gjë të keqe edhe po më thanë jo. Është më e ndershme të më thonë jo, sesa po, me na stresu. Na kanë çuar në një stres të paparë, saqë ata nuk e kuptojnë, asnjë, çfarë stresi kemi ne!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME