Categories Lajme

Britania një hap larg kárantinës,Njerëzit nuk po na binden, ndodhemi në kulmin e…

Sekretari i Shëndetësisë në Britani, Matt Hancock, paralajmëroi se do të rivendosen masat e karantinës kombëtare nëse rritja e rasteve të Covid-19 nuk vendoset nën kontroll. Gjatë një interviste, Hancock tha se Britania ndodhet në pikën kulminante të betejës për të limituar përhapjen e koronavirusit.  Në 24 orët e fundit u raportuan 4,422 raste të reja, që është rritja më e madhe ditore që prej muajit Maj.  “Njerëzit duhet të ndjekin rregullat, përndryshe do të marrim masa”,- tha Hancock.

Ai foli pas vendimit të Qeverisë se njerëzit në Angli që refuzojnë urdhërin e vetë-izolimit do të gjobiten me 10,000 paundë (12,917$). Ligji kërkon që njerëzit që testohen pozitivë, ose gjurmohen si një kontakt i afërt,  të vetë-izolohen. Ndërkohë, shumë vende europiane po shohin një rritje të të infektuarve me Covid-19.

Franca regjistroi 13,498 raste të reja ditën e Shtunë, që është një rekord i ri që prej nisjes së pandemisë.  Ndër të infektuarit ishte edhe ministri i Ekonomisë, Bruno Le Maire.  Në Spanjë, qeveria e Madridit lajmëroi se në 6 zona të qytetit do të ndalohet qarkullimi me makina për të paktën 14 ditë dhe parqet do të mbyllen. Në Irlandë, Dublini ka patur një rritje të shpejtë të rasteve në javët e fundit.  Nga 2,626 raste të konfirmuara, 1,445 apo 55% erdhën nga Dublini.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Kam 3 muaj që lus menderen e atyre”, Erion Braçe akuzon bashkinë e Tiranës për rrugët copë-copë në Selitë (VIDEO)

Erion Braçe reagoi ashpër për gjendjen e rrugëve në lagjen Selitë e Tiranës, në njësinë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunimi barbar i ish-kryetarit të PD-së në Lezhë, autorët i thyen këmbët dhe i prenë veshin

Një ngjarje e rëndë ndodhi në qarkun e Lezhës mbrëmë, ku ish-kryetari i PD-së në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali, 3 të arrestuar, mes tyre dy vëllezër!

Policia italiane arrestoi 3 shqiptarë si pjesë e një operacioni kundër trafikut të drogës midis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vrasja e Rexhep Ismailit në lokalin e tij, ishte në tavolinë me Tori Ruçin! Lulzim Tabaku dhe grupi i tij shpallen në kërkim

Drejtori i Policisë së Vlorës Elidon Çela, ka dalë sot me një deklaratë për mediat lidhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 8 Maj 2026

Dashi Gjate kësaj dite do merren vendime mjaft te rëndësishme për jetën ne çift. Do…

LEXO ME SHUME