Categories Lajme

Shtyhet viti i ri shkollor për studentët që pritet të nisin Universitetin, zëvendësministri i Arsimit jep detaje

Viti i ri akademik 2020/2021, do të fillojë më 1 tetor, për studentët e vitit të dytë dhe të tretë, kurse për studentët e rinj të vitit të parë do fillojë më vonesë, njoftoi  Xhavit Rexhaj, zëvendësministër i arsimit dhe shkencës në qeverinë e Kosovës. “Viti akademik do të fillojë me vonesë për studentët e vitit të parë, për shkak të vonesës se realizimit të maturës shtetërore. Vonesa në maturë, pasi është kërkesë ligjore për kalim në arsimin e lartë, shkakton vonesë zingjirore në shpalljen e konkursit për pranim të studentëve, shpalljet e rezultateve” , tha Rexhaj. Për shkak të situatës së krijuar me pandeminë e shkaktuar nga coronavirusi, mësimi në institucionet e arsimit të lartë do zhvillohet në mënyrë të kombinuar. Provimet pranuese për studentët e rinj dhe provimet tjera do të mbahen në ambiente të fakulteteve, derisa ligjëratat, konsultimet dhe aktivitetet tjera do të zhvillohen në distancë. Megjithatë, Rexhaj thotë se të gjitha institucionet e arsimit të lartë, qoftë publike apo private, duhet t’i përmbahen udhëzimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës për respektimin e masave mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Afati i parë i Testit Shtetëror të Maturës është mbajtur më 29 gusht 2020. Këtë test e kanë kaluar 17.105 maturantë nga 25.362 sa kanë marrë pjesë në të, ndërsa për 8.257 maturantë që nuk kanë arritur të kalojnë, testit në afatin e dytë do t’i nënshtrohen më 10 tetor, kurse rezultatet do të bëhen publike më 16 tetor 2020. Në një komunikatë të mëhershme të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, thuhet se nga data 19-21 tetor do të jetë afati i ankesave, rezultatet e të cilave do të publikohen më 23 tetor, për të shënuar kështu përfundimin e gjithë procesit të Maturës Shtetërore për këtë vit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME