Categories Lajme

Denoncimi që nuk parandaloi atentatin ndaj Ndojës/ Zbulohen detaje të reja, targa e ‘Benzit’ gri iu vodh një vajze në Tiranë

Targat “AA 342 LM”, me të cilat u kamuflua makina tip “Mercedez Benz” e përdorur për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja në mbikalimin e Sukthit në autostradën Durrës-Tiranë janë denoncuar të vjedhura në Tiranë një javë para ngjarjes.Report Tv mëson se ato i përkasin një veture ‘Nissan’ në pronësi të V.Gj. e cila kur ka dalë një javë më parë në mëngjes të përdorë makinën e saj e ka gjetur atë pa targa.

Policia ka nisur hetimet por nuk ka mundur të gjejë autorët e vjedhjes së kësaj targe e cila ka qenë pjesë e planit të atentatit të mirë organizuar më herët. Në pyetje është marrë edhe e reja pronare e mjetit që i janë vjedhur targat ndërsa denoncimi i saj nuk ka mundur të parandaloj krimin pasi policia nuk ra në gjurmët e hajdutëve.

Këto targa ju vunë makinës “Mercedez Benz 280” e cila pasi kreu atentatin në parakalim ndaj furoistradës ku udhëtonte dhe prokurori me Aleksandër Lahon njohur edhe si Ladi Muharremi, u largua në drejtim të Gjirit të Lalzit për t’u braktisur e padjegur.

Në brendësi të këtij mjeti u gjetën dy maska koke, dy automatik kallashnikov, një shihe benzinë dhe disa gjurmë të të cilat po analizohen në laboratorin e policisë shkencore.
Hetimet për këtë rast po kryhen nga krimet e rënda ndërsa me pamje filmike policia ka mundur të rindërtojë vetëm disa minuta të ndjekjes së makinës ku ndodhej prokurori nga makina e atentatorërëve dhe ende jo momentin e atentatit.

Të plagosurit mes tyre prokurori Ndoja shoferi i tij dhe i “forti i Sukthit” ndodhen ende nën kujdesin e mjekëve.Dy ditë më parë pasi kishte drekuar në një restorant në Durrës me Muahrremin prokurori Ndoja u nis drejt Tiranës me automjetin që ai përdorte fuoristradë GLK por e cila kishte pronar real Fadil Callikun./Shqiptarja.com

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën e Shkodrës, duke rrezikuar edhe banesat

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME