Categories Lajme

“Denoncoi me video vjedhjen e ndihmave”, policia ngre 3 akuza ndaj aktivistes

Avokatja Adriana Kalaja është kallëzuar penalisht nga Policia e Tiranës. Ndaj saj janë ngritur tre akuza, për shpifje, për ndërhyrje në jetën private dhe mosbindje ndaj forcave të rendit. Këto akuza ndaj aktivistes Kalaja rëndojnë  për video-denoncimin e bërë pas tërmetit të 26 nëntorit. Në video shfaqeshin disa persona duke vjedhur ndihmat e mbledhura për të dëmtuarit nga tërmeti në ambientet e Ministrisë së Brendshme. “Drejtoria e Policisë ka bërë kallëzim penal, duke formuluar tre akuza: Akuza e parë është për shpifje, akuza e dytë është ndërhyrje në jetën private dhe akuza e tretë është mosbindje ndaj forcave të rendit.

Unë dhashë deklarimet e mia në lidhje me ngjarje. Më bën përshtypje se policia e Tiranës ngre akuza ndaj një veprimi timin si një qytetar i këtij vendi që kur sheh një veprim të dyshimtë bën denoncimin përkatës. Në këto momente policia e Tiranës nuk ka marrë asnjë hap për të hetuar se pse këto ndihma po shkarkoheshin në Ministrinë e Brendshme. Nuk më rezulton që ne të kemi bërë as akuza as shpifje. Unë bëj një veprim qytetar, që mendoj se i shërbej policisë dhe nga ana tjetër policia nuk bën asnjë hetim se pse ato ndihma shkarkoheshin në Ministrinë e Brendshme. Unë do pres ecurinë e hetimeve për sa kohë që respektoj ligjin, kam besim tek drejtësia. Sepse po të shihni akuzën e parë dhe të dytë është qesharake sepse aty vetëm shpifje nuk ka. Aty ka një video që kërkon që të sqarohet nga policia. Akuza e dytë është ndërhyrje në jetën private, unë kam filmuar në ambiente publike dhe nuk kam cënuar njeri në jetën private.

Në të dy rastet që ato janë paraqitur për të komunikuar me mua herën e parë u sollën në mënyrë ë njerëzishme dhe herën e dytë u sollën me dhunë. Në asnjë moment nuk vijnë me një dokument zyrtar. Unë nuk mund të paraqitem për sa kohë që nuk ka një shkresë zyrtare, për tu paraqitur. Është një kaos total që policia nuk po di ti japë zgjidhje”, u shpreh Kalaja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME