Categories Lajme

Pas Agim Ismailit, merren në mbrojtje edhe 2 drejtorë të tjerë të Burgjeve

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka konfirmuar se dy drejtues tjerë të burgjeve janë marrë në mbrojtje, pasi janë kërcënuar me jetë. Gjonaj është shprehur se regjimi “41 Biss” do të ofrojë mbrojtje për drejtorët e burgjeve nga kërcënimet nga të dënuarit. Drejtorët do të ruhen nga policia e shtetit dhe struktura e posaçme që është përcaktuar për t’u ngritur nga ligji.

Në Prokurorinë e Krimeve të Rënda kanë ardhur shumë kërkesa për të dënuar, për të cilët kërkohet të futen në sistemin “41 Biss” por ende nuk është marrë asnjë vendim. Pas marrëveshjen me Italinë për kthimin e shqiptarëve të dënuar në Itali, bëhet e ditur se janë rreth 190 persona që kanë bërë kërkesë për të vuajtur dënimin në burgjet tona. Kujtojmë se i pari që u mor në mbrojtje pas kërcënimeve me jetë, ishte drejtori i bugjeve, Agim Ismaili.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME