Si pasojë e erës së fortë në Tiranë një depozitë uji ka rënë nga tarraca e pallatit dhe është përplasur në trotuar. Raportohet se nuk ka persona të lënduar. Ngjarja ka ndodhur në një zonë në Komunën e Parisit. Kujtojmë se pak më herët është rrëzuar edhe pema e Vitit të Ri që ishte e vendosur në Sheshin Skënderbej.



