Categories Kuriozitete

Njihuni me binjakët që lindën me 30 minuta diference, por në dekada të ndryshme

Ata janë binjakë, por kanë lindur në data dhe dekada të ndryshme. Duket e pabesueshme por kështu ka ndodhur për vëllezërit Joslyn dhe Jaxon Tello në Pendleton, Indiana. Ardhja në jetë e tyre në fakt ishte parashikuar për në 19 shkurt.

Por nëna e tyre Gilliam Tello u paraqit në spital natën e ndërrimit të viteve për shkak se nuk ndjente lëvizjet e fetusit në bark. Dhe kështu ajo u gjend përpara një lindje të papritur. Në orën 11:37 të datës 31 dhjetor 2019, Gilliam lindi djalin Joslyn. Saktësisht 30 minuta më vonë, vëllai Jaxon erdhi në jetë në orën 12:07 të mëngjesit, më 1 janar të vitit 2020.

Secili prej binjakëve peshonte rreth 2 kg. “Edhe më parë e kishim biseduar se do të ishte mirë që ata të lindnin në data të ndryshme. Por ja ku jemi me këtë surprizë – data të ndryshme, vite të ndryshme. Kjo ishte padyshim interesante për ne”, thanë prindërit e binjakëve Gilliam dhe Jason Tello. Binjakët gëzojnë shëndet të plotë por do të rrinë për një kohë të gjatë në spital. Të dy kanë vëllezër më të mëdhenj,  5- dhe 10 vjeç, të cilët mezi i presin që të shkojnë në shtëpi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 9 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume e këndshme gjate kësaj dite. Do përjetoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 9 Prill 2026

Dashi Qielli i dashurisë do jete i kaltër gjate gjithë kësaj dite. Do merreni vesh…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 27 Mars 2026

Dashi Fale ndikimit mjaft pozitiv te yjeve, jeta juaj ne çift do jete me e…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Rikthehet ora verore, të dielën e 29 marsit, akrepat do të shkojnë një orë para

Të dielën e 29 marsit, akrepat e orës do të shkojnë përpara duke rikthyer orën…

LEXO ME SHUME