Categories Lajme

Shqiptarët rikthehen në Greqi/ Rradhë të gjata në Kapshticë. Mjetet e tonazhit të rëndë…

Pas njoftimit nga pala greke në pikën kufitare të Kapshticës, mjetet e tonazhit të rëndë kanë shmangur këtë doganë, duke përdorur pikat e tjera të kalimit kufitar me Greqinë, deri në normalizimin e situatës. Moti i paqëndrueshëm, me reshje bore që përfshiu qarkun e Korçës, e kanë bërë të pamundur lëvizjen e mjeteve të tonazhit të rëndë në këtë pikë kufitare, pasi prezenca e akullit dhe e ngricave do të dominojë gjatë këtyre dy ditëve. Ndërkohë, përsa ju përket autoveturave dhe autobusëve, ata shprehen për News24 se, janë informuar mbi njoftimin e policisë kufitare dhe se janë të pajisur të gjithë me zinxhirë, të cilat do t’i përdorin në rastet e nevojshme.

Nga ana tjetër, fluksi i madh i mjeteve është bërë i dallueshëm që prej mbarimit të festave me largimin e emigrantëve drejt shtetit grek. Edhe pse ka pasur fluks, drejtuesit e mjeteve thonë se falë punës së policisë kufitare është bërë e mundur lëvizja e mjeteve të tyre, duke mos krijuar pritje të gjata. Gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë 3527 shtetas dhe kanë dalë 5515 shtetas.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zbardhet plagosja në Tiranë, arrestohen tre persona

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar në rrugën “Frosina Plaku” në Tiranë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunuan të miturën dhe publikuan pamjet, procedohen tre adoleshentet në Fier

Një incident i rëndë ka ndodhur në Fier, ku tre adoleshente kanë dhunuar një vajzë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME