Categories Lajme

Deputeti Kujtim Gjuzi del me snajper në dorë në mes të rrugës, mbetet mister shënjestra (FOTO)

Kujtim Gjuzi, deputeti i opozitës parlamentare ka publikuar një fotografi tepër provokuese në rrjete sociale. Me snajper në dorë, ka ndaluar në një rrugë në Lin të Pogradecit, ndërsa mbetet e paqartë se cila është shënjestra e tij. Nuk dihet se kujt i përket arma dhe si përfundoi në duart e Gjuzit, i cili shpesh herë komentohet në media dhe rrjete sociale për veprimet e tij në parlament, por jo vetëm.

Kujtojmë se deputeti Gjuzi ishte pjesë e listës së deputetëve që morën nga 600 mijë lekë deri në 1.2 milionë lekë  për dieta dhe karburant gjatë pandemisë. Pasi u zbulua se kishte marrë 31,214 lekë për karburant dhe 37,625 lekë për dietë gjatë periudhës së karantinës, Gjuzi  tha se rrogën e tij si deputet ia ka dhuruar për familjen e viktímave nga tërmeti.(A.M/Faxweb.al)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ende mister shkaku i shpërthimit – zbardhen pistat që po hetojnë autoritetet greke

TRAGJEDIA NË ATHINË – ÇFARË E SHKAKTOI SHPËRTHIMIN? Një pyetje e rëndë mbetet ende pa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndahet nga jeta fotografi që fiksoi në objektivin e tij eksodin e 20 mijë shqiptarëve

Është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare fotoreporteri italian Luca Turi, i njohur për dokumentimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, 31 persona “arrest në burg” dhe 14 të tjerë të shpallur në kërkim, detaje

Pas 4 muajve hetime, policia e Tiranës ka arritur të godasë një rrjet të gjerë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Gjirokastër, makina përplas këmbësoren

Një këmbësore është aksidentuar pak minuta më parë në vendin e quajtur “Postblloku”, pranë lagjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pushimet që u kthyen në tragjedi! Humbën jetën nga shembja e ndërtesës në Athinë

Publikohen fotot e shqiptarëve që humbën jetën tragjikisht nga shembja e një ndërtese në rrugën…

LEXO ME SHUME