Categories Lajme

Deputeti Sinaj takim me banorët në Sevaster dhe Shkozë: Politika bëhet për njerëzit, ata janë forca ime!

Në kuadër të takimeve me banorët e zonës së Vlorës, deputeti Vullnet Sinaj mbajti takime me banorët në fshatrat Sevaster dhe Shkozë. I shoqëruar nga kryetari i bashkisë Selenicë, Pëllumb Binaj, deputeti Sinaj falenderoi banorët e këtij fshati për përkrahjen dhe mbështetjen që po i japin me përzemërsi në mandatin e tretë PS.

“Politika bëhet për njerëzit, ata janë forca ime“, shprehet Sinaj ndër të tjera.

“Takimet e sotme vijuan në Sevaster, ku së bashku me kryetarin e bashkisë, Pëllumb Binaj zhvilluam një bisedë të hapur me banorët për sfidat dhe shqetësimet e përbashkëta. I lumtur për mbështetjen e komunitetit, bëj çmos të meritoj besimin. Politika bëhet për njerëzit, ata janë forca ime.
Mandati i tretë i Partisë Socialiste është votë përgjegjësie për punë akoma më të mëdha.

Maratona e takimeve vijoi sot në Shkozë, ku së bashku me kryetarin e bashkisë Selenicë, Pëllumb Binaj zhvilluam një bashkëbisedim të ngrohtë me banorët. Ndamë mendime e pikëpamje për punët e deritanishme dhe për punë të tjera që na presin përpara. Përkrahja e njerëzve, në rradhë të parë është për mua përgjegjësi për të përmbushur kërkesat e tyre dhe për ta përcjellë më fort zërin e tyre në Kuvendin e Shqipërisë.“- shkruan deputetyi Sinaj në postimin e Facebook.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME