Categories Lajme

Drejtoresha e AKSHI-t: Në e-Albania mund të bëhet kërkesë online për t’u vaksinuar kundër Covid-19

Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Linda Karçanaj, ka bërë me dije se në platformën e-Albania tashmë mund të bëhet kërkesë online për t’u vaksinuar kundër COVID-19.

Karçanaj,përmes një postimi në rrjetete sociale, ku shpjegon procedurën e thjeshtë online, që zgjat vetëm pak sekonda, e krijuar për të lehtësuar qytetarët.

Ndër të tjera drejtoresha e AKSHI-t sqaron qytetarët se menjëherë pas kryerjes së aplikimit në e-Albania, do të njoftohen me mesazh ose përmes mjekut të familjes për datën e vaksinimit.

“Erdhi momenti që aq shumë kemi pritur dhe për të cilin kemi punuar fort. 🙏🏻

Me nisjen e vaksinimit masiv, tashmë qytetarët bëjnë kërkesë në platformën e-Albania për t’u vaksinuar ndaj Covid 19.

Me një ndalesë online, në pak sekonda kryhet e gjithë procedura. Qytetarët do të njoftohen përmes një SMS-je në celular ose do të kontakohen nga mjeku i familjes për datën e vaksinimit.

E-Albania është krijuar për të lehtësuar jetët e gjithkujt dhe ky shërbim, në këtë moment, është lehtësia më e madhe për këdo”, shkruan Karçanaj. Ndërkohë një ditë më parë në vendin tonë ka nsiur vaksinimi me vaksinën kineze Sinovac për grupmoshën 70 vjeç.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME