Categories Lajme

Deputetit shqiptar i dalin mesazhet e pazareve që shkëmbente në Kuvend

Deputeti i Partisë Demokratike të të Kosovës, gjatë seancës së djeshme në Kuvendin e Kosovës është fotografuar teksa shkëmbente mesazhe për pazar të tokave. Në disa shkrepje të Insjaderit, deputeti shihet teksa komunikon me dikë për blerje tokash dhe shtëpish. “Edhe për vneshta merruni vesh”, i thotë Haliti personit me mbiemër të njëjtë. Madje deputeti e pyet atë, nëse personi për cilin flasin ka paguar ndonjë lekë për atë punë.

“Plane shtëpish kam pa, të dërguara në fb tim. Tani po ua dërgoj edhe juve që t’i shihni”, ka thënë Haliti për Gazetën Insajderi, por sipas shkrepjeve, deputeti shihet se planet e shtëpive i ka përcjellë tek personi me të cilin ka komunikuar vazhdimisht.

Deputeti nuk ka dhënë asnjë shpjegim se për çfarë pazari kanë diskutuar në WhatsApp, ndonëse shkrimi i mesazheve ka ndodh brenda sallës së Parlamentit, hapësirë kjo publike e cila gjatë gjithë kohës vëzhgohet nga gazetarët dhe kameramanët. “Ndërsa për kontrollin e telefonit tim ju s’keni të drejt ta bëni. Është shkelje e privatësisë. Telefoni im është privat”, ka thënë Haliti. Në deklarimin e pasurisë të vitit 2019, të bërë në Agjencionin Kundër Korrupsionit, ai shihet se ai ka mbi 1 milion euro pasuri të paluajtshme.

Haliti ka deklaruar dy shtëpi me vlerë nga 200 mijë euro; një banese me vlerë 200 mijë euro, të blerë në vitin 200 dhe tokë me vlerë 400 mijë euro. Ai po ashtu ka deklaruar tokë pyjore me vlerë 20 mijë euro dhe pasuri të luajtshme si veturë e stoli ari me vlerë mijëra euro.

Në një bankë, zyrtari i PDK-së ka deklaruar se ka 146 mijë e 362 euro të gatshme, ndërsa nuk ka asnjë borxh, derisa deklarimi i pasurisë për këtë vit ende nuk është publikuar nga AKK, ndonëse shumica e zyrtarëve të lartë shtetërorë, i kanë dorëzuar formularët e pasurisë, ashtu siç e parasheh Ligji./Insajder

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arti në zi/ Vdes aktori i mirënjohur Sotir Stefa!

Ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 79-vjeçare, aktori i mirënjohur fierak Sotir Stefa. Ai qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Aksion antidrogë i policisë, zbulohen 100 parcela me kanabis!

Policia e Tiranës dhe Krujës vijon aksionin për evidentimin dhe asgjësimin e parcelave me kanabis.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Lezhë–Milot, humb jetën shqiptari nga Kosova, lëndohet djali dhe motra e tij

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar rreth orës 04:30 në aksin rrugor Lezhë–Milot, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi Një aksident rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 23 Qershor 2026

Dashi Bëni kujdes! Në muajt e kaluar nuk kanë munguar konfliktet në dashuri. Por mos…

LEXO ME SHUME