Categories Lajme

Vajzës 12-vjeçare i deformohet shtylla kurrizore, mamaja apelon për ndihmë

Emisioni investigativ BOOM ka sjellë historinë  e trishtë të 12 vjeçares të cilës i është deformuar shtylla kurrizore. Mamaja e saj, zonja Hajrie  Bodini thotë se vajza e saj Elona erdhi në jetë si fëmijë i shëndetshëm në vitin 2008, por kur ishte 8-muajshe iu shfaqën problemet e para shëndetësore.

“Shtatzënia ka qenë shumë normale, dhe vaksinat i kam bërë, kur lindi me pasoja. Deri në 8 muajshe ishte fëmijë normal, pastaj e lidha në djep dhe ika në fushë. Kur erdha ishte nxirë komplet. E mora dhe e lava me ujë. Çdo 10 minuta nxihej dhe binte pa ndjenja. Pas 3 muaj e gjysmë kam ardhur në spital.”

Për 3 muaj vogëlushja nuk mori asnjë shërbim shëndetësor derisa gjendja e saj u rëndua. Mjekët i tha në prindërve se nëse donin që fëmija të jetonte duhet që t’i merrnin kurat rregullisht. Ishte në gjendje të dehur, 44 vjeçari në Korçë plagos veten me thikë Më pas Hajria u zhvendos në Tiranë për t’i kryer vajzës kontrolle më të shpeshta de fizioterapi. Por vajzës ju shfaq një tjetër problem.

“Nuk kisha mundësi t’i blija mjekime. Në 2016 pati më shumë pasoja, që i dha këtë paralizën. Më parë ecte , e çoja në kopsht. Shkuam në spital dhe kur shkuam më thanë i ka rënë goditja më e madhe e epilepsisë dhe i dha këtë që e paralizoi,” thotë mamaja e Elonës.   Pas marrjes së kurave në Tiranë shëndeti i Elonës u përmirësua, por ka 6 muaj që vajza është diagnostikuar me skoliozë dhe për këtë fakt ka nevojë për ndërhyrje të menjëhershme kirurgjikale.

E ëma  shprehet se nuk e përballon dot operacionin. “Ka 4 muaj e gjysmë që i është shfaqur deformimi. Të gjithë anën e djathtë e ka të paralizuar. Tër ditën dhe natën qan, edhe qetësuesja nuk i bën gjë. Më tha që duhet të shkoj në Turqi ose në Gjermani sepse mund të kthehet në normalitet pas operacionit. Operacioni kushton 25 mijë euro dhe ne nuk i kemi mundësitë. Burri është pa punë, unë vetë invalide dhe i bëj thirrje shtetit dhe kush ka sadopak mundësi të më ndihmojë për vajzën ta operoj,” thotë ajo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arti në zi/ Vdes aktori i mirënjohur Sotir Stefa!

Ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 79-vjeçare, aktori i mirënjohur fierak Sotir Stefa. Ai qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Aksion antidrogë i policisë, zbulohen 100 parcela me kanabis!

Policia e Tiranës dhe Krujës vijon aksionin për evidentimin dhe asgjësimin e parcelave me kanabis.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Lezhë–Milot, humb jetën shqiptari nga Kosova, lëndohet djali dhe motra e tij

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar rreth orës 04:30 në aksin rrugor Lezhë–Milot, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi Një aksident rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 23 Qershor 2026

Dashi Bëni kujdes! Në muajt e kaluar nuk kanë munguar konfliktet në dashuri. Por mos…

LEXO ME SHUME