Categories Lajme

Dërgoi babanë në Turqi, gazetari Ja problemi më i madh i pacientëve

Për të marrë trajtim më të specializuar pasi u infektua me koronavirus, gazetari Marjon Gorica ka vendosur që të dërgojë babain e tij në Turqi. Gorica shprehet për Faxnews se babai i tij kishte nevojë të shtrohej në spital dhe kështu morën vendimin për t’u nisur me avion drejt Turqisë

Gazetari thotë se problemi më i madh me të cilin përballen mjekët turq është fakti se shkojnë në gjendje të rëndë persona që trajtohen në shtëpi në vend që të shtrohen në spitale.

Realisht në vendin tonë ndodh shpesh herë një problematikë. Ne jemi stepur sa i përket ndjekjes spitalore dhe rëndom ka ndodhur që kemi diskutuar me njëri-tjetrin që të neglizhojmë regjimet spitalore për persona që është e detyrueshme ndjekja e regjimeve. Këto gabime na sollën në këto situata që realisht nuk janë të mira për secilin nga ne. Para se të vija këtu, tim eti iu kërkua të ndiqte regjim spitalor, ashtu siç mund t’i jetë kërkuar dhe shumë qytetarëve të tjerë. Për shkak të situatës në të cilën ndodhemi, u detyruam ta sillnim në një spital jashtë vendit.

Por me sa kam kuptuar, edhe pas kontakteve me mjekë turq për gjendjen e tim eti më kanë thënë që problem më i madh i personave që kanë ardhur këtu është i atyre që janë kuruar në shtëpi, pra jo persona që kanë ndjekur regjime spitalore. Ky është një problem dhe do i thoja të gjithëve të mos neglizhojnë regjimin spitalor”, tha Gorica duke shtuar se aktualisht në Turqi mund të jenë duke u trajtuar rreth 45-50 pacientë nga Kosova dhe Shqipëria.

Gorica zgjodhi të mos tregonte koston e kurimit në spitalet private në Turqi, por shtoi se varion dhe në bazë të ditëve që qëndron në spital. Në lidhje me kontaktin me mjekët për të mësuar gjendjen e babait, Gorica tha se e ka një herë në ditë, pasi është vendosur një orar zyrtar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME