Categories Lajme

Haradinaj tregon se sa vjet do të zgjasin proceset gjyqësore në Hagë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka dhënë opinionin e tij në çështjen e kohëzgjatjes së proceseve gjyqësore në Hagë. Haradinaj ka thënë se proceset në fjalë do të zgjasin minimumi dy vjet. “Në rastin më të mirë, dy vjet do të kalojnë derisa të vijnë në një vendim të shkallës së parë”, është shprehur Haradinaj. Por, Haradinaj ka thënë se vet beson se këto procese do të zgjasin më shumë se dy vjet. “Ndërsa unë besoj që këto procese do të zgjasin shumë më shumë se sa dy vjet”, ka thënë Haradinaj. Sipas tij, meqë kjo gjykatë po e akuzon ish-presidentin e Kosovës për krime lufte, Kosovës mund t’i hiqen njohjet.

“Në rrethanat e tanishme, kur shihet se Kosovës po i akuzohet presidenti për krime lufte, Kosovës mund t’i hiqen njohjet. E lëre më të vijnë njohje të reja”, është shprehur Haradinaj. Tutje, ai tha se Kosova ka pasur tjetër imazh. Haradinaj potencoi se agresori ishte Serbia, jo pjesëtarët e UÇK’së. “Imazhi ynë ka qenë tjetër, ne kemi qenë viktima dhe Serbia agresori”, tha Haradinaj në Klan. “Dëmi do të jetë tepër i madh, i pa ndreqshëm”, shtoi Haradinaj./Express/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME