Categories Lajme

URDHRI/ Kush do të lejohet dhe si mund të lëvizni pas orës 22.00 të së mërkurës

Prej së mërkurës në vend hyjnë në fuqi masat e reja shtrënguese që rikthejnë karantinën gjatë natës. Ministria e Shëndetësisë publikoi 2 urdhrat, përmes të cilëve kufizohet lëvizja nga ora 22.00 deri në 06.00 si edhe përcaktohet orari i mbylljes së aktivitetit të bareve dhe restoranteve.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë këto masa do të qëndrojnë në fuqi të paktën deri në 2 dhjetor. Pas orës 22.00 do të mbyllen baret, fast food-et dhe restorantet përveç shërbimit të shpërndarjes që nuk ka kufizime. Për të lëvizur gjatë këtij orari për ata që janë në punë, apo për arsye shëndetësore duhet marrë një autorizim në e-albania.

Është e paqartë sa do të jetë gjoba për shkelësit e karantinës, por në muajin mars ato parashikonin një penalizim 10 mijë lekë të reja për shkelje të orarit policor pa arsye, tërheqje e lejedrejtimit, gjobë ose burgim deri në 6 muaj nëse nuk zbaton urdhrat, gjobë 5-10 milionë lekë të vjetra për bizneset ose deri në 2 vite burg për administratorët që nuk zbatojnë urdhrat dhe përsërisin shkeljen.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME