Kastriot Dermaku ia doli në këtë sezon të transferohej te Parma e të bëhej kështu pjesë e elitës së futbollit italinë, Serisë A. Mbrojtësi pak nga pak ka fituar hapësira te emilianët duke treguar cilësitë e tij, ndërkohë që së fundmi në një intervistë për “Calciomercato”, rrëfen mbi sulmuesin që i ka hapur më shumë punë, mbrojtësit më të mirë si dhe ëndrrën për të qenë pjesë e Shqipërisë.
“Rodrigo Palasio është sulmuesi më i vështirë që kam pasur përballë. Ai është i shpejtë, i shkurtër dhe gjithnjë lëviz në momentin e duhur. Nuk ishte e lehtë ta markoja atë. Edhe pse ia dolëm të merrnim një pikë ndaj Bolonjës, nuk ishte aspak një ndeshje e thjeshtë”.
Sa të ka munguar e futbollit në këto muaj? “ Mjaftueshëm dhe kjo është normale. Dëshira për të rifilluar sërish, ka qenë gjithmonë aty. Jam i lumtur që filluam stërvitjet dhe takova shokët e skuadrës”.
Pasi nuk rinovuat me Kozencën, prisnit një thirrje nga një klub i Serisë A? “Te Kozenca nuk gjeta marrëveshjen për rinovimin, por kisha 2-3 klube të Serisë A që interesoheshin për mua. Tani jam shumë i lumtur te Parma. Doja të shikoja veten në nivele më të larta dhe duke qenë se jam 28-vjeç, e dija se do të ishte një nga shanset e fundit”.
Debutimi me Parmën para babait tuaj- “Një debutim që do të mbetet në mendjen time, edhe sepse gjithçka ndodhi shumë shpejt. Të shtunën në mëngjes, Bruno Alvesh pati një problem dhe sapo e intuitova se do luaja titullar, mora në telefon babain tim teksa ai mori avionin e parë. Ndeshja ishte emocionuese edhe ne fituam 5-1 duke zhvilluar një ndeshje të madhe”.
Ka një mbrojtës që iu inspiron? “Nuk kam një në veçanti. Mundohem të shoh shumë ndeshje, sot për sot mendoj se më të mirët janë Ramos, Kielini e Van Dajk. Të tre janë të ndryshëm nga njëri-tjetri, por duke i parë të ndihmon të përmirësohesh”.
Debutove në kombëtare me Panuçin, tani është Reja- “Panuçi më dha mundësinë e debutimit në kombëtare dhe ishte një ëndërr. Kur më thirri nuk kam menduar dy herë. Tani me Rejën kam një raport të shkëlqyer. Më ka dhënë besim prej fillimit. Ai dhe stafi i tij kanë sjellë shumë eksperiencë në skuadër. Shpresoj të bëjmë më mirë se dy vitet e kaluara, do të ishte bukur të kualifikoheshim për ndonjë kompeticion të rëndësishëm”.
Pas debutimit në Serinë A, babai juaj ishte në tribunë edhe kur shënuat golin e parë me kombëtaren. Është fatsjellësi i juaj? “Po, ndoshta ishte dita më e lumtur e karrierës. Luanim në shtëpi kundër Islandës dhe ishte një ndeshje fondamentale për kualifikimin në Europian. Ndeshja ime e dytë si titullar dhe doja të bëja mirë. Në tribunë ishte babai dhe familjarë të tjerë, është një ditë që nuk do ta harroj. Kjo sepse jo të gjithë kanë mundësi të veshin fanellën e kombëtares, ndërsa më pas të shënoja ishte qershia mbi tortë”.
Ëndrra e Dermakut si futbollist? “Në lidhje me klubet do të më pëlqente të vazhdoja të luaja në kombëtare, ndërsa më fanellën e Shqipërisë do doja të merrja pjesë në një Europian apo Botëror:, u shpreh Dermaku.
