Didier Deschamps i është kundërpërgjigjur kërkesës së Frank Lampard për të mos e ftuar N’Golo Kante me kombëtaren e Francës. Kante ka munguar tash e disa kohë për skuadrën e Chelsea si pasojë e një lëndimi, kështu që Lampard i ka kërkuar selektorit të Francës që të mos e ftojë mesfushorin në grumbullimin e ardhshëm.
Por, kundërpërgjigja e Deschamps ishte tejet interesante, duke përfshirë edhe Olivier Giroud në këtë mes. “Lampard më kërkoi që të mos e ftojë Kante në grumbullimin e ardhshëm. Ndoshta unë duhet ta telefonojë dhe t’i them t’i jap më shumë minuta Giroud” ka thënë trajneri, Deschamps, Me Lampard në krye të stolit të ‘Bluve’, Giroud ka humbur minutat e tij, me Tammy Abraham që shihet si zgjedhja e parë.
