Categories Lajme

Dëshmia tronditëse/ Ushtria ruse i vrau djalin e vetëm, nëna mori trupin në rrugë dhe e varrosi në oborr

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së ka bërë thirrje për një hetim të pavarur për vdekjet e civilëve në Ukrainë pasi Rusia u akuzua për krime lufte.

Jeremy Bowen, gazetar i BBC-së takoi një nënë në periferi të Kievit. Ajo ka humbur djalin.

Irina takon gazetarët e do të flasë për 8 marsin, ditën kur ushtria ruse vrau djalin e saj të vetëm, 27 vjeç.

Bombardimet ruse i kanë shkatërruar edhe dhomën e gjumit të tij.

Ajo u kthye pasi forcat ruse u tërhoqen dhe forcat ukrainase rihynë në zonat afër kryeqytetit të Kiev-it, kuy  raportuan se kanë gjetur qindra trupa dhe varre masive në qytetin e Bucha.

Atë ditë Irina zbuloi dhe vdekjen e djalit të saj.

“Tani jam vetëm. Djali im ishte vetëm 27 vjeç. Donte të jetonte”

Pas vrasjes gruaja u largua nga banesa ndërsa rusët hynë në shtëpi dhe më pas në oborr lanë shishe të mbushura  me votka, xhin.

“Është e vështirë të kuptosh sjelljen e njerëzve në këtë moment” thotë reporteri i BBC

Nëna tërhoqi trupin e vdekur nga rruga dhe e varrosi në një gropë që hapi vetë në oborr.

“Mbulova varrin me batanije që ta mbroj nga qentë. Nuk munda ta vesh me kofin mu desh ta mbuloja me qilim”

Kur gazetari e pyet: A I pyete ushtarët rusë pse të vranë djalin ajo thotë: “Ata ishin në Jeep, e vranë dhe ikën. Si mund ti flisja atyre përbindëshave. Do të doja të shihja dhe fëmijët e tyre në varr.

Reportazhi mbyllet me nënën që puth foton e djalit e nuk i mban dot lotët.

Në zonat përreth BBC ka filmuar trupat e civilëve në rrugë  ku disa ishin me duar dhe këmbë të lidhura dhe ishin qëlluar.

Rusia thotë se imazhet e vrasjeve të civilëve janë “të rreme”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Gjirokastër, makina përplas këmbësoren

Një këmbësore është aksidentuar pak minuta më parë në vendin e quajtur “Postblloku”, pranë lagjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pushimet që u kthyen në tragjedi! Humbën jetën nga shembja e ndërtesës në Athinë

Publikohen fotot e shqiptarëve që humbën jetën tragjikisht nga shembja e një ndërtese në rrugën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 26 Shtator 2026

Dashi Ka rrezik qe dita e sotme te jete disi e tensionuar sot për ju…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRAT/ Tragjedia pas shembjes së godinës në Athinë, shqiptarët motër e vëlla mes viktimave

Identifikohen personat e tragjedisë në Athinë, që u gjendën nën rrënoja në godinën që u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK aksion në Shkodër e Tiranë për arrestimin e personave me rrezikshmëri të lartë, një në pranga

Finalizohet operacioni policor i koduar “Muri i Lartë”. Strukturat operacionale dhe hetimore të Policisë së…

LEXO ME SHUME