Categories Lajme

Dëshmitarët rrëfejnë ngjarjen në Tetovë: Këtë tragjedi nuk e kemi parë kurrë

Një ditë pas djegies së spitalit në Tetovë kanë folur dëshmitarët, banorët e e zonës ku ndodhi tragjedia. Sipas një banori, kjo ngjarje është më e rënda në këto 40 vite që jeton aty.

“Mbrëmë kemi parë një tragjedi të cilën nuk e kemi parë që 40 vite në këtë lagje. Jetoj këtu afër dhe t’ju them të drejtën jam pa gjumë, sikurse edhe ju që me siguri gjithë natën keni bërë hulumtime. Kjo si ngjarje që kam parë unë, ka ndodhur diku kah ora 21:04 ose 21:05 minuta, në këtë moment dikush është lajmëruar, ka njoftuar organet kompetente, zjarrfikësit, policinë.

Në ora 21:10 minuta kam qenë këtu afër diku, dy të parat veçmas se ishin të djegura zjarrfikësit ishin në vendngjarje, aq sa kanë mundur ata ta bëjnë punën e vet. Kemi ndihmuar familjarët me ujë me diçka, u munduam që të ndihmojmë të shpëtojmë, por ata që kanë shpëtuar kanë ndihmuar veten, kanë pasur fuqi dhe kanë dalë, sepse e dimë që kanë qenë në oksigjeno-terapi”,u shpreh një dëshmitar okular. Ngjarja e rëndë ka ndodhur një natë më parë, ku për pasojë kanë ndërruar jetë 14 persona.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME