Faxweb.al mëson se shuma e g rabitur në banesën e kambistit Shefqet Muça në Korçë është rreth 100 milionë lekë të vjetra. 3 persona të a rmatosur hynë në banesën e kambistit Muça rreth orës 06 të mëngjesit të sotëm, dhe nën k ërcënimin e a rmës morën një shumë të madhe parash. Një prej personave u përlesh me të zotin e shtëpisë, dhe u arrit më pas që të kapej nga ana e Policisë. Ai refuzoi që të jepte identitetin e tij, ndërkohë që Policia po tenton identifikimin përmes marrjes së shenjave të gishtave.
Burime bëjnë me dije se disa orë pas ngjarjes, në Polici u shoqërua dhe një tjetër person, si i dyshuar. Dyshimet e Policisë janë se ky grup personash të jetë i njëjtë me atë që ka kryer g rabitjen e kambistit Erion Rrënja përpara disa javësh, po në qytetin e Korçës.
Kjo është hera e katërt që banesa e Muços g rabitet, ndërsa ngjarjet zakonisht kanë mbetur të pazbardhura nga ana e Policisë. Një prej fqinjëve të Muçës, i cili ka parë të gjithë ngjarjen, tregon edhe momentet kur i ka kërkuar kambistit Muça që të mos e v riste g rabitësin që kishte mundur që të kapte.
“E s ulmuan nga rruga sipër. Katër thonë ato, po unë i pashë katër. Pashë vetëm një që Shefqeti e kishte vënë poshtë, Shefqeti i g jakosur këtej, gruaja e g oditur, djali i tij ka ndrydhur dorën, unë vajta vetëm sa ia hoqa derën. I vajti tjetri me p istoletë i tha lëshojë, Shefqeti i tha “nuk e lëshoj më v rit”. Kjo ishte e gjithë. Unë pashë me doreza, autorin, për të mos e v rarë fare e hoqa Shefqetin, lëre se vjen policia i thashë. E kanë g oditur Shefqetin te koka, fytyra, djalin nga duar, iu gjend e gjithë lagjja në ndihmë, ça të bënim”, tregon ai.
