Categories Politike

Dëshmitarja rrëfen çfarë ndodhi me lideren e opozitës në Bjellorusi

Një dëshmitare ka dhënë detaje për situatën në Bjellorusi duke treguar se ka parë burra të maskuar duke marrë telefonin e figurës kryesore të opozitës dhe e futën me forcë në një minibus në Minsk. Bëhet fjalë për Maria Kolesnikovën, por policia ka mohuar që të ketë ndaluar lideren e opozitës mëngjesin e sotëm.

Kolesnikova ishte anëtare e Këshillit Koordinues të ngritur nga opozita për të siguruar transferimin e pushtetit. Ajo ishte një nga tre gratë që bashkuan forcat për të sfiduar Alexander Lukashenko në zgjedhjet presidenciale të Gushtit.

Autoritetet qeveritare kanë nisur një çështje penale kundër udhëheqësve të opozitës, duke thënë se “krijimi dhe veprimtaria e Këshillit të Bashkërendimit kanë për qëllim marrjen e pushtetit shtetëror dhe dëmtimin e sigurisë kombëtare”. Prej disa ditësh ka trazira masive që akuzojnë Lukashenkon se ka manipuluar votat. Të paktën katër njerëz kanë vdekur dhe qindra janë plagosur ndërsa autoritetet janë përpjekur të shtypin protestuesit në vend.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME