Categories Lajme

Dështoi si negociatore mes Ramës dhe Bashës, Yuri Kim i drejtohet Metës, zbulohet lëvizja e saj…

Ambasadorja amerikane Yuri Kim do të ketë një takim në orën 11:00 me presidentin e vendit Ilir Meta, pas dështimit të një marrëveshje mes palëve politike për Reformën Zgjedhore. Takimi i Kim me Metën vjen pak ditë pasi presidenti Meta ka bërë publike dhe një marrëveshje me 14 pika për zgjidhjen e krizës politike në vend, të cilën tha se ia kishte dorëzuar dhe ambasadores që në datën 8 Prill. Prej disa ditësh ambasadorja amerikane Kim, së bashku me Luigi Sorecën e BE-së, dhe Norman e Britanisë së madhe, kanë luajtur rolin e negociatorëve mes palëve politike për Reformën Zgjedhore, e cila ishte parashikuar që të përmbyllej deri në datën 31 Maj.

Opozita nuk pranon depolitizimin e administratës zgjedhore, që nënkupton heqjen e komisionerëve partiakë nga qendrat e votimit dhe numërimit të votave, dhe zëvendësimin e tyre me nënpunës publik, pasi sipas saj kjo do të sillte kapjen e tyre nga qeveria. Ndërkohë që kryeministri Edi Rama u shpreh dje skeptik për identifikimin biometrik të zgjedhësve, që sipas tij duhej të ishte testuar në zgjedhjet lokale të 2019-tës, dhe projekti pilot duhej të ishte testuar në disa qytete të vendit më parë.

Yuri Kim duke folur më herët për diferencat mes palëve, tha se mazhoranca kishte bërë lëshime, dhe tashmë topi ishte në dorën e Lulzim Bashës, i cili nga ana e tij, edhe pse ka zhvilluar takime të ngjeshura, ende nuk është gati për të dhënë ok-in për marrëveshjen. Rama tha mbrëmë në një emision televiziv, se në rast se opozita nuk jep dakordësinë, Reforma Zgjedhore do të kalojë edhe në mënyrë të njëanshme në Kuvend, pasi nuk mund të mbahet peng procesi i Integrimit të vendit. (E.K/Faxweb.al)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Babai i Ervis Martinajt pas paraqitjes në GJKKO: Kur dëshmova në SPAK, i thashë të gjitha

Babai i Ervisit Martinajt, Mustafa Martinaj është paraqitur për herë të dytë në Gjykatën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘strofulla’ e drogës në Milano, në pranga shqiptari 52-vjeçar

Një banjo e braktisur në një pallat në Milano ishte kthyer në laborator heroine. Brenda…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mashtronte qytetarët në emër të një banke të nivelit të dytë për të marrë të dhënat, arrestohet 25-vjeçari holandez!

Policia e Shtetit ka zbuluar një skemë mashtrimi, ku qytetarëve ne emër të një banke…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me shkallët e Kryeministrisë, më pas shkelmoi derën e institucionit, arrestohet 40-vjeçari!

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 40-vjeçarin Eledion Marku, i cili mëngjesin e së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME