Foto ilustruese Paraditen e sotme raportohet se është rrëzuar një shtyllë e tensionit të lartë në një bar kafe. Ngjarja ka ndodhur tek rrethrrotullimi i Zaranikës në Elbasan. Për fat të mirë, nga rrëzimi i shtyllës nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale. Ndërsa OSHEE po punon për rregullimin e saj.

