Një tentim-arratisje ka dështuar në një burg të Argjentinës. Një grup shokësh të cilët qëndronin në të njëjtën qeli hapën një tunel, por që llogaritjet matematikore i kishin bërë të gabuara dhe fundi i tunelit, gjithsesi ishte brenda mureve të burgut.
Sipas mediave lokale, të burgosurve iu deshën rreth dy ditë që ta gërmonin tunelin në burgun më të madh të kryeqytetit, Buenos Aires.Sipas pritjeve të të burgosurve, ata menduan se gërmimet do t’i dërgonin gjashtë metra larg mureve të burgut, por që kalkulimet ishin të gabuara, pasi ata përfunduan në oborr, brenda mureve.
Madje, për t’i larguar dyshimet, ata e mbyllën edhe gropën të cilën e kishin hapur në qeli, përmes dërrasave dhe tepihëve që i shtruan mbi.Por, ata gjithsesi ishin të pa fat, e nëse do të kenë një tjetër rast, duhet t’i bëjnë kalkulimet e sakta.
