Categories Lajme

Kalldrëmi në Vuno për rreth 500 m, problem për automjetet

500 metra rrugë e shtruar me kalldrëm është kthyer në problematikë për qytetarët. Në fshatin Vuno të Himarës, plani i rikonstruksionit total të Vunoit, që ka prekur jo vetëm banesat por edhe infrastrukturën, shihet me shqetësim nga udhëtarët, të cilët e konsiderojnë të papërshtatshme për qarkullimin rrugor dhe automjetet ndarjen e menjëherëshme të rrugës me asfalt dhe kalimin në kalldrëm.

Qytetari: Rruga po e dëmton makinën. Ka edhe ajo amortizimin e vet. Pengon edhe përse e kanë bërë nuk e di. 

Qytetari: Për makinat nuk është e mirë. Jep tronditje shumë.

Qytetari: Kësaj i mungon rruga dytësore e fshatit dhe kaq. Që të mos lejohen që të futen mjetet e rënda mes fshatit, epse është fshat muze, i vjetër.

Për turistët e huaj, kjo rrugë shihet si e rrezikshme.

Turisti: Është pa e rrezikshjme mendoj kur je në timon sepse është me gunga dhe ti humbet vëmendjen. Pastaj të vijnë makinat e tjera përballë. Mendoj se do ishte më mirë një rrugë e sheshtë. Të paktën kështu është në Suedi dhe nga vij unë. Megjithatë kjo rrugë është pak dhe sharmi i fshatit. Kështu që i shoh të dyja anët mirë dhe keq.Qytetarët thonë se rruga në shumicën e rasteve rëndon trafikun dhe krijon probleme në qarkullimin rrugor.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zbardhet plagosja në Tiranë, arrestohen tre persona

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar në rrugën “Frosina Plaku” në Tiranë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunuan të miturën dhe publikuan pamjet, procedohen tre adoleshentet në Fier

Një incident i rëndë ka ndodhur në Fier, ku tre adoleshente kanë dhunuar një vajzë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME