Categories Lajme

Dështon për herë të dytë tenderi për dhënien me koncesion të aeroportit të Sarandës

Dështon për herë të dytë tenderi per dhënien me koncesion të aeroportit të Sarandës. Ministria e Infrastrukturës deklaroi se në garë nuk u paraqit asnjë ofertë, ndërkohë që vlera minimale e tenderit ishte 34,3 milionë euro.

Afati ishte 26 nëntori. Edhe tenderi i parë u anulua pikërisht sepse nuk kishte asnjë oferte, ndërkohë që qeveria në rihapje të garës lehtësoi disa kritere me qëllim tërheqjen e investitorëve. Koncesioni është 35-vjeçar dhe aeroporti është planifikuar të jetë i kategorisë 3C, me pistë 2200 metra.

Pritshmëritë sipas dokumenteve janë që në vitin e parë të operimit numri i pasagjereve të jetë 150 mijë në vit dhe sipas studimit pritet të numri i udhëtarëve të konsolidohet në mbi 700 mijë pasagjerë pas vitit të 10-të të operimit të koncesionit. Aeroporti i Sarandës do të jetë sezonal.

Ai është planifikuar të ndërtohet 6 km larg qytetit të Sarandës, pranë rrugës nacionale, 20 m mbi nivelin e detit. Shqipëria ka aktualisht në funksion dy aeroporte, atë të Tiranës dhe Kukësit ndërkohë që kanë nisur punimet për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës. Për aeroportin e Sarandës nuk dihet ende nëse do të rihapet gara, dhe nëse do të ketë rishikim të kushteve.TPZ

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksidentohet autobusi me turistë në Turqi, 15 të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Manavgat të Turqisë, ku 15 persona kanë mbetur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

52-vjeçari rrahu djalin e mitur, gruaja: S’ka ushtruar kurrë dhunë më parë, duhet të lirohet

Melinda Duraku, bashkëshortja e Shpëtim Durakut, i arrestuar një ditë më parë pas një video…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U gjetën të pajetë me shenja dhune, përcillen për në banesën e fundit çifti i të moshuarve

Teksa një ditë më parë një çift bashkëshortes u gjetën të pajetë në banesën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fluks në hyrje në pikën doganore të Kapshticës, ja sa shqiptarë janë kthyer në vendlindje në 24 orët e fundit

Festa e Pashkës Ortodokse ka sjellë fluks të shtuar në hyrje të pikës kufitare të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor sot një dollar do të blihet me 93.2 lekë dhe…

LEXO ME SHUME