Categories Lajme

Destinacionet e shtatorit që sugjerojnë blogeret në Shqipëri dhe në botë

Megjithëse shumica i mbaruan pushimet dhe tashmë janë rikthyer në punët e tyre, ka nga ata që i kanë lënë ditët e tyre të relaksit për në shtator. Ndaj dhe folëm për destinacionet e këtij muaji me blogeret e udhëtimeve Flora Xhamani Baba, Teuta Borova dhe Anxhi Çeliku. Nga studio e “Rreze Dielli” në Report Tv, secila prej tyre na tregoi eksperiencat e veçanta gjatë udhëtimeve, por edhe sugjerimet e tyre për muajin shtator.

Sipas Flora Xhamani Baba, ky është muaji ideal për të pushuar pasi mund të kombinohet deti me malin, natyrë, klimën favorizuese.

Shtatori është muaji ideal dhe më i përshtatshëm ku mund të kombinohet deti me kulturën, me malin, me natyrën sepse është edhe klima favorizuese. Duke qenë se rrallohet fluksi mund të marrësh edhe shërbim më të mirë.

“Ajo që unë rekomandoj tani është parku i Prespës, të shkosh të bësh një vizitë në ishullin e Maligradit, është ishulli më i pastër i zonës. Në Prespë duke qenë se nuk ka fare zona të banuara rreth ishullit, mund të vizitoni Kishën, të bëni një eksplorim nëpër ishull sepse ka edhe një bimësi shumë interesante. Mos merrni bukë me vete, keni fiq, manaferra, kumbulla sa të duash tani në shtator. Qershia mbi tortë është që kur të ktheheni nga ishulli, mund të hani një drekë me tavë krapi e cila nuk bëhet si në Shkodër. Ka gjithashtu edhe shumë gomerë.

Pjesën e lumit të Vlorës do ta rekomandoja sot. Është nje mrekulli se si në një vend pa infrastrukture, do gjesh atë mikpritjen e vërtetë të pasofistikuar nga ana turistike.

Edhe ishulli i Shurdhahut që është në liqenin e Vaut të Dejës, që ka edhe kulturë, edhe natyrë, edhe plazh.”,-rekomandon Xhamani Baba

Parku i Prespës

Ishulli i Shurdhahut

Teuta Borova ka 22 vite që udhëton, dhe e vetme nëpër botë ka parë një numër shumë të madh destinacionesh. Ajo ka të preferuar Spanjën, por edhe të tjera qytete të Europës

“Nëse do ta lidhnim pastaj me pjesën e shtatorit, për mua, nga gjithë eksperiencat e mia është muaji më i bukur për të pushuar për të udhëtuar sepse, e [ara bien dhe temperaturat, bien dhe çmimet. Nga eksperiencat e mia, unë gushtin e kam si periudhë pause që kaloj përgjithësisht në jugun e Shqipërisë, por edhe në veri. Me të filluar shtatori kur pjesa më e madhe e njerëzve fillojnë punët, shkollat, unë atëherë zgjedh të dal. Në shtator mund të prekim fare mirë Siçilinë. Duke qenë se jemi pjesë e Mesdheut vazhdojnë të jenë akoma ishujt e Greqisë. Unë jam shumë e dashuruar me Spanjën, ndaj mund të fusim Madridin, Barcelonën.”- tha blogerja Teuta Borova

Sipas blogeres Anxhi Çeliku të cilën e pagëzuan në studion e “Rreze Dielli” si “goca e maleve”, në stinën e vjeshtës nuk duhet të lëmë pa vizituar ato destinacione që njihen si vende që duhen vizituar në borë.

“Unë do sugjeroja pafund që edhe Brezovicën ose këto resortet për borë, që i kemi futur në kornizën vetëm për në teleferik dhe për të bërë ski, duhet me patjetër ti vizitojnë në vjeshtë apo në verë sepse është një mrekulli dhe të gjitha majat janë të aksesueshme me një automjet 4X4.”,- u shpreh Anxhi Çeliku në studion e “Rreze Dielli”

Blogeret Flora Xhamani Baba, Teuta Borova dhe Anxhi Çeliku në studion e “Rreze Dielli”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME