Categories Lajme

Detaje/ Aksident i rëndë në Delvinë, kush është 20 vjeçari që humb jetën, tre të tjerë mbeten të plagosur pas përplasjes së dy automjeteve

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mëngjes në aksin Kardhiq-Delvinë, në vendin e quajtur Fushë Vërri të Delvinës, ku ka mbetur i vdekur 20-vjeçari Orest Mahmutaj dhe tre persona kanë mbetur të plagosur.

Gazetarja Entjola Budo, raportoi se janë përplasur dy automjete dhe si pasojë e goditjes, njëri prej tyre ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Mjeti tjetër Audi ka pësuar dëmtime të rënda. Si pasojë, raportohet se një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë plagosur.

Policia, ambulanca dhe zjarrfikësja janë në vendngjarje, ndërkohë që kanë nisur hetimet për shkaqet e aksidentit të rëndë.

Tre të plagosurit nuk janë në rrezik për jetën. Sipas informacioneve të para të plagosurit janë nga Fieri, ndërsa viktima dyshohet nga Lazarati.

Viktima mësohet se është Orest Mamutaj, 20 vjeç. Në mjet, bashkë me viktimën ishte dhe i vëllai.

Të plagosur në aksidentin e janë Shyqyri Liko, Dalip Troka dhe Erjon Barjamaj nga Fieri.

Gjendja e tyre nuk është shqetësuese. Për mjekim të specializuar do të dërgohen në spitalin rajonal në Vlorë.

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME