Categories Lajme

Iu prezantua si kushëri i një biznesmeni të njohur, mashtruesi ‘serial’ fut në kurth kambistin dhe i merr 60 mijë euro

Një tjetër rast mashtrimi nga Florian Gjergji, i njohur nga autoritetet për skema të ndryshme mashtruese. I riu nga Shkodra, i cili dyshohet se ndodhet në Gjermani ka arritur që të fusë në kurth një kambist nga Durrësi.

Përmes mesazheve, Gjergji i është prezantuar kambistit si kushëriri i një biznesmeni të fuqishëm.

Duke shfrytëzuar faktin se kambisti kishte shoqëri me një kushëri të biznesmenit, Gjergji i ka kërkuar 60 mijë euro, shumë të cilën e ka orientuar që t’ia dorëzojë një personi tjetër pranë një qendre tregtare.

Pas marrjes së shumes, personi i dërguar për të tërhequr paratë është larguar drejt Elbasanit, ku është takuar me një tjetër person, i cili ka mbërritur me taksi nga një fshat.

Mashtrimi është zbuluar vetëm pasi kambisti ka kontaktuar mikun e tij për t’i konfirmuar se kishte kryer “porosinë”. Në atë moment ai ka kuptuar se personi që njihte nuk i kishte kërkuar asnjë shumë parash dhe se kishte rënë pre e një skeme mashtrimi.

Rasti është denoncuar në polici nga kambisti, ndërsa dy personat që dyshohet se morën dhe transportuan paratë janë arrestuar. Në dëshmitë e tyre ata kanë deklaruar se janë kontaktuar dhe udhëzuar nga Florian Gjergji.

Florian Gjergji është një emër i njohur për policinë për rastet e mashtrimit. Emri i tij ka dalë shpeshherë në skenë pasi ka shfrytëzuar emra të rëndësishëm politikanësh për të marrë para nga njerëz të caktuar.

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Lëvizje në policinë e Vlorës, emërohet shefi i ri i komisariatit! (EMRI)

urime bëjnë me dije se Andi Deda, i cili deri më tani ka drejtuar Komisariatin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Çmimet e apartamenteve rriten 122% brenda 7 viteve, detaje

Arrin në nivele rekord çmimi mesatar i shitjes së apartamenteve në Tiranë. Deri në muajin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë! Shpëtohet një familje nga mbytja në det

Pesë pjesëtarë të një familjeje janë shpëtuar nga Policia Kufitare në Himarë, pasi rrezikuan të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Foto\ Aksidenti i rëndë në Unazën e Madhe/ Humb jetën drejtuesi i betonieres, një tjetër i plagosur

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Unazën e Madhe të Tiranës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagoset 31 vjeçari/ Aksident pranë lapidarit në aksin Lezhë-Shëngjin

Një 31-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur…

LEXO ME SHUME