Categories Lajme

Foto\ Aksidenti i rëndë në Unazën e Madhe/ Humb jetën drejtuesi i betonieres, një tjetër i plagosur

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Unazën e Madhe të Tiranës, ku një betoniere ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar poshtë urës. Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit ka humbur jetën, ndërsa është plagosur drejtuesi i një mjeti tip ‘Audi’ me të cilën betonierja është përplasur.

Pas aksidentit, mjeti i tonazhit të rëndë ka thyer barrierat mbrojtëse të urës dhe ka përfunduar duke rënë poshtë, në rrugën tjetër, ku edhe ai ka pësuar dëmtime të shumta.

Nga burime paraprake pranë vendit të ngjarjes mësohet se, si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën një prej personave që udhëtonte në mjetin e tonazhit të rëndë, shtetas i huaj. Të plagosur kanë mbetur personi tjetër që ndodhej në të njëjtin mjet, gjithashtu shtetas i huaj, si dhe drejtuesi i mjetit “Foristrade”, një 28-vjeçar shqiptar.

Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe ekipet e emergjencës, ndërsa vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i plotë i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 16:20, te rrethrrotullimi i TEG-ut, një kamion (pompë betoni) është përplasur me një automjet.

Si pasojë e përplasjes, kamioni (pompë betoni) ka çarë barrierat metalike mbrojtëse të rrethrrotullimit dhe ka rënë në nivelin e poshtëm të aksit rrugor TEG–Elbasan, në drejtim të Elbasanit.

Për pasojë, njëri prej personave që udhëtonte në kamion (pompë betoni) dyshohet se ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa personi tjetër është transportuar në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Dy personat që ndodheshin në kamion (pompë betoni) janë ende të paidentifikuar dhe po punohet për përcaktimin nëse personi që ka humbur jetën në vendngjarje ishte drejtuesi i kamionit apo ishte personi që ndodhet në spital.

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi R. N., rreth 28 vjeç, është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlorë/ Në pranga 3 persona të shpallur në kërkim, të dënuar për vrasje, drogë dhe vjedhje

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, strukturat e Drejtorisë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Trupi i 53-vjeçarit gjendet në malin e Bulqizës, mister shkaqet e vdekjes!

Gjendet i pajetë në malin e Bulqizës, ekspertiza zbulon plagë plumbi në gjoksin e 53-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në Itali, 61-vjeçari shqiptar humb jetën në vendin e punës, shtypet nga porta që po binte

Tragjedi në Itali, 61-vjeçari shqiptar humb jetën në vendin e punës, shtypet nga porta që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Paketa fiskale/ Detyrimi i ri për taksën vjetore të makinave me naftë dhe benzinë, rritje deri në 2.7 herë

Ndryshimet e propozuara në paketën fiskale për transferimin e taksës së qarkullimit nga karburantet te…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në familjen shqiptare, djali i merr jetën nënës 39-vjeçare, ajo e kishte rritur e vetme pas divorcit

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë në qytetin Chiari të…

LEXO ME SHUME