Categories Lajme

Detaje/Ekzekutohet Fieraku në Athinë

Një shqiptar ka mbetur i vrarë mbrëmjen e kësaj të mërkure në Greqinë fqinje. Ai u ekzekutua me një plumb në kokë, rreth orës 22:40, gjatë kohës që ndodhej i ulur në një prej kafeneve të kryeqytetit grek në lagjen Omonia.

Viktima është Lulzim Qorri, 44 vjeç, nga Fieri, shkruan abc news.

Autorët e kësaj ngjarje nuk dihen ende, ndërkohë autoritetet atje dyshojnë se vrasja mund të lidhet me larje hesapesh. Megjithatë hetimet pritet të japin më shumë detaje rreth ngjarjes së rëndë.

Dy vjet më parë, Qorri ishte arrestuar në Shqipëri për trafik droge. Ai ishte pjesë e grupit të Jurgen Mollës.

“Në datat 6 dhe 7 korrik në Shqipëri janë ekzekutuar urdhër-arrestet për 7 persona. Në pranga kanë rënë shtetasit: Jurgen Molla, Shyqyri Kotorri, Anesti Koromani, Nuredin Hazeraj, Lulzim Qorri, Denis Sinametaj dhe Blerim Ukimeraj. Ndërkohë, dy persona të tjerë janë shpallur në kërkim”, lajmëronte policia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 24 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar!

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar! Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME