Detaje të tjera dalin nga vr asja e mbrëmjes së sotme në zonën e Astirit, Tiranë.
Vilson Tafçiu (Noka), 28-vjeç, jetonte në zonën e Institutit, në Tiranë, dhe kishte ardhur në Astir për të va rrosur gjyshen, që i kishte vd ekur këto ditë.
Ai ishte me origjinë nga Dibra, ndërsa prej vitesh jetonte dhe punonte në Belgjikë dhe Francë.
I riu ishte de përtuar para ca kohësh nga autoritetet franceze, për shkak të së shkuarës së tij.
Në momentin e ngjarjes, ai ka qenë duke konsumuar kafe me dy vajza të tjera në lokalin më të frekuentuar në Astir, kur është thirrur nga një person, për të dalë jashtë.
Tafçiu ka dalë në krah të lokalit, ku është që lluar me ar më nga persona ende të paidentifikuar, ku edhe ka humbur jetën.
Policia ka shoqëruar mbi 20 persona, që ndodheshin në lokal, për t’i pyetur për ngjarjen, si dhe ka ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore, për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kr imit.
