Categories Lajme

DETAJE/ Makina e nënkryetarit të bashkisë Peqin dyshohet se u dogj nga dy persona, çfarë ndodhi një ditë më parë

Makina e nënkryetarit të bashkisë së Peqinit dyshohet se është djegur nga dy persona. Ngjarja ndodhi natën e të enjtes dhe makina e djegur ishte në pronësi të bashkisë së Peqinit, e cila përdorej nga zëvendëskryetari aktual i kësaj bashkie z. Madrid Sula. Automjeti tip fuoristradë me targë AA880 DR, ishte e parkuar në një rrugicë pranë shtëpisë së nënkryetarit të bashkisë Peqinit pasi kishte pësuar defekt në Kambio.

Sula i cili është edhe kryetar i degës së PS-së në Peqin si dhe drejtuesi i këtij automjeti kishin sinjalizuar për defektin edhe titullarin e institucionit dhe kishin marrë masa për dërgimin e tij në servis. Duke qenë se ishin të mbyllura pikat e servisit, dërgimi atje ishte vendosur të bëhet paraditen e të premtes. Por gjatë natës automjeti është spërkatur me benzinë dhe më pas i është vënë flaka. Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes dhe jo zyrtarisht thuhet se dyshimet janë për një zjarrvënie të qëllimshme për shkak të detyrës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME