Categories Lajme

Detaje nga arrestimi i Amant Josifit në Dubai, gazeta spanjolle ‘zbërthen’ rolin e tij në organizatën kriminale

Gazeta më e madhe spanjolle “El Pais” ka zbuluar se Amant Josifi, u ndalua më 6 shtator në Dubai pasi ishte përcaktuar nga policia e katalonjës dhe “Guardia Civil” si objektiv “me vlerë të lartë”.

Sipas autoriteteve spanjolle Josifi është pronar i disa call-centre të regjistruara në Shqipëri, përmes të cilave policia dyshon se janë mashtruar me mijëra shtetas spanjollë, duke i ofruar investime financiare false.

Ndaj tij gjykata spanjolle kishte lëshuar një urdhër-arresti ndërkombëtar për krimet e organizatës kriminale dhe mashtrimit, ndërsa ai i kishte shpëtuar operacionit ndërkombëtar të zhvilluar në nëntor të vitit që shkoi

Sipas “El Pais” Josifi është një biznesmen i njohur në Shqipëri, me lidhje të forta politike. Ajo shton se arrestimi i tij ka shkaktuar një tërmet në vendin tonë, dhe se Josifi ka shërbyer si këshilltar i Ministrisë së Mbrojtjes në periudhën 2018-2020.

Një nga avokatët e 33-vjeçarit në Spanjë pretendoi për gazetën “El Pais” se Josifi është thjesht një biznesmen që i kishte marrë me qira call-centre dhe se nuk e dinte se çfarë lloj aktivitetesh kryheshin aty. Arrestimi, sipas burimeve gjyqësore spanjolle, është kryer përmes Interpolit. Josifi është i lirë, pa asnjë masë sigurimi, në pritje të paraqitjes së kërkesës për ekstradim nga gjykata e La Seu.

Për më shumë se katër vjet policia spanjolle hetoi një megamashtrim ndërkombëtar, ku zbuloi se te paktën 17 mijë qytetarë europianë ishin mashtruar përmes platformave online të investimeve, tregje valutore, në kriptomonedha, lëndë të para dhe produkte të tjera financiare.

Policia katalanase zhvilloi një motor kërkimi me 470 faqe interneti të supozuara mashtruese. Nga ankesa fillestare e një të moshuare së cilës iu zhvatën 800 mijë euro, u krijua një ekip ndërkombëtar, me përfshirjen e vendeve të tjera si Gjermania, Italia, Gjeorgjia dhe Shqipëria. Policia thotë se rrjeti ka fituar rreth 2.4 miliardë euro me “qindra mijëra” viktima në mbarë botën.

Hetimi i çështjes ka zbardhur funksionimin e “call centre” të hapura 24 orë në ditë, me dhjetëra persona që pretendohet se janë agjentë fals dhe të cilët mashtronin pamëshirshëm qytetarët nga e gjithë bota. Viktimat besonin se po investonin në produkte financiare me përfitim të lartë dhe kriptovaluta, por në realitet paratë shkonin direkt në xhepat e organizatës kriminale. Sipas “El Pais” Amant Josifi ishte ne krye të degës të organizatës kriminale që merrej me mashtrimin e qytetarëve spanjollë, dhe që kishte epiqendër Shqipërinë

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME