Categories Lajme

Pamje/ Ngjarje e pazakontë, stafi i aeroportit vidhte në çantat e pasagjerëve gjatë kontrollit të sigurisë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Aeroportin Ndërkombëtar të Majemit në Florida

Kamerat e sigurisë kanë kapur dy punonjës të  Administratës së Sigurisë së Transportit në aeroport duke vjedhur në çantat e pasagjerëve, gjatë kontrollit të sigurisë, ose të paktën këto janë dyshimet e policisë, e cila tashmë i ka arrestuar oficerët e sigurisë

Duke përfituar nga fluksi i pasagjerëve ata fusnin duart në çantat e tyre dhe merrnin para dhe sende me vlerë.

Arrestimi i dy oficerëve të kapur nga kamerat e sigurisë u bë në korrik dhe ata po përballen me akuzat për vjedhje, që sipas policisë dyshohet se ka ndodhur ndër vite. Vetë oficerët e sigurisë janë deklaruar të pafajshëm.

Ky konsiderohet një rast i pazakontë, sipas policisë, për faktin se oficerët e kanë ditur që janë 24 orë nën vëzhgim nga kamerat e sigurisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME